Ligji obligoi Thaçin e Haradinajn për emërimin e shefit të ri të AKI’së

Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë emëruar për Drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin brenda afatit kohor të paraparë me ligjin për AKI’në, shkruan Periskopi. Emërim i kryeshefit të AKI’së është bërë brenda obligimit ligjor, ku sipas Ligjit për Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), neni […]
Emërim i kryeshefit të AKI’së është bërë brenda obligimit ligjor, ku sipas Ligjit për Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), neni 5, Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda njëzet ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.
“Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”, thuhet në Ligjin për AKI’në.

Ndryshe, ish shefi i AKI’së, Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje me 6 nëntor.












