Licencohen për herë të parë mësimdhënësit e shkollave private në Kosovë

Licencohen për herë të parë mësimdhënësit e shkollave private në Kosovë

Mbi 90 për qind e mësimdhënësve të sistemit parauniversitar publik në Kosovë, që kanë aplikuar për licencim në Ministrinë e Arsimit, tashmë kanë përfunduar këtë proces. Drejtori i Drejtorisë për Arsimin Parauniversitar në këtë Ministri, Alush Istogu, bëri të ditur për Radio Kosovën se në bazë të udhëzimit administrativ, tashmë do të aplikojnë për licencim […]

Drejtori i Drejtorisë për Arsimin Parauniversitar në këtë Ministri, Alush Istogu, bëri të ditur për Radio Kosovën se në bazë të udhëzimit administrativ, tashmë do të aplikojnë për licencim edhe mësimdhënësit e arsimit privat. Ai tha se të gjithë mësimdhënësit në publik e privat duhet të licencohen.

“I kemi njoftuar të gjithë drejtorët e kolegjeve dhe shkollave private, që të njoftojnë mësimdhënësit, të cilët i plotësojnë kushtet sipas udhëzimit administrativ dhe sipas normativit mbi kuadrin e arsimit të përgjithshëm dhe profesional, të kenë mundësinë të aplikojnë për licencim. Natyrisht, që edhe atyre u lejohet të marrin licencën në bazë të udhëzimit administrativ. Kjo është hera e parë që ne e japim këtë informacion për licencat e punëtorëve arsimorë në institucionet private”, tha Istogu.

Ymer Ymeri, nga Sindikata e Arsimit, tha se për t’u licencuar mësimdhënësit, përveç diplomës së fakultetit, duhet të kenë edhe trajnimet përkatëse. Ai tha se është kërkuar nga Këshilli Shtetëror i Licencimit që të bëjë plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për licencim, për të hequr kushtin prej 100 orëve trajnim.

“Licenca e mësimdhënësit është 5-vjeçare. Mësimdhënësit të cilët fillojnë punën për herë të parë, do të kenë marrëdhënie punë një vjeçare. Ndërsa, shkolla ka për obligim të caktojë një mentor për të përcjellë punën e mësimdhënësit dhe në fund të vitit bëhet vlerësimi i performansës së tij. Nëse kjo performansë është pozitive, i vazhdohet kontrata dhe ka të drejtë të aplikojë për licencë”, tha Ymeri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?