Lëndohen pesë ushtarë italianë nga një shpërthim në Irak

Pesë ushtarë italianë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në Irak, deklaroi këtë të diel ushtria italiane. Ushtria tha se një pajisje shpërthyese e improvizuar shpërtheu pasi një ekip i forcave speciale italiane kaloi afër. Grupi ishte në Irak si pjesë e një misioni ndërkombëtar të mentorimit dhe trajnimit, i cili po ndihmon forcat […]
Ushtria tha se një pajisje shpërthyese e improvizuar shpërtheu pasi një ekip i forcave speciale italiane kaloi afër.
Grupi ishte në Irak si pjesë e një misioni ndërkombëtar të mentorimit dhe trajnimit, i cili po ndihmon forcat lokale që po luftojnë me grupin militant të Shtetit Islamik, tha ushtria.
Ushtria nuk tha se ku ndodhi incidenti, por agjensia e lajmeve AdnKronos tha se sulmi ndodhi në afërsi të qytetit verior të Irakut, Kerkuk, shkruan Reuters.












