Lajm në përditësim/Kiameti në Shqipëri: Krejt çka ndodhi në 14 orët e fundit, vazhdon të rritet numri i viktimave

Numri i viktimave si pasojë e tërmeteve të cilat që nga ora 4 e mëngjesit të ditës së sotme po vazhdojnë të godasin disa nga zonat e Shqipërisë, shkruan Periskopi. Për 16 orë, 26 tërmete kanë ndodhur, ndërsa numri i viktimave sipas medieve shqipëtare ka shkuar në 20. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë […]
Për 16 orë, 26 tërmete kanë ndodhur, ndërsa numri i viktimave sipas medieve shqipëtare ka shkuar në 20.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se 600 persona janë lajmëruar në spitalet e Shqipërisë si të lënduar.
Operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar në gërmadhat e ndërtesave të rrënuara nga tërmeti.
Në harkun kohor të pak minutave janë shënuar edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 3.1 dhe 3.4 të shkallës rihter me epiqendër Durrësin, aty ku lëkundja e fuqishme e mëngjesit shkaktoi shumë viktima, pa llogaritur edhe shumë të tjera në zonën e Thumanës.
Ndërkohë, sipas sizmiologëve lëkundjet do të vijojnë, sepse pas çdo tërmeti me fuqi të madhe goditëse ka pasgoditje, që në shumë raste mund të jenë të dëmshme, sepse ndihmojnë në shkatërrimin e ndërtesave që kanë marrë dëmtime gjatë goditjes së parë të tërmetit.
Goditja ishte rreth 5.1 ballë me një thellësi 2 km në perëndim të Maurasit. Në Shqipëri që nga mesnata janë regjistruar mbi 20 tërmete, ndërsa më i fuqishmi ka qenë ai rreth orës 4:00 të mëngjesit, me 6.3 ballë.
Rreth orës 14:05 minuta po ashtu ishte një goditje tjetër e fuqishme e tërmetit në Shqipëri duke krijuar panik të madhe dhe njerëzit ende po qëndrojnë jashtë banesave të tyre.
Goditja ishte rreth 5.1 ballë me një thellësi 2 km në perëndim të Maurasit. Në Shqipëri që nga mesnata janë regjistruar mbi 26 tërmete, ndërsa më i fuqishmi ka qenë ai rreth orës 4:00 të mëngjesit, me 6.3 ballë.
Në Thumane po vazhdojnë kërkimet e disa banorëve të cilët kanë mbetur në gërmadha nga ndërtesat e shembura. Shumë banorë të cilët kanë shpëtuar janë të shqetësuar dhe brengosur për fatin familjarëve të tyre të cilët ende nuk janë gjetur.
Ministria e Financave të Kosovës i ka propozuar Qeverisë që të ndajë si shumë fillestare 500 mijë euro për ndihmë për Shqipërinë pas goditjes nga tërmetet në mëngjesin e sotëm.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se është thellësisht i prekur nga tragjedia në Shqipëri, ndërsa edhe ndihma të shumta private tashmë janë nisur për në vendin e tragjedisë.
NATO-ja në profilin e saj të verifikuar në Tëitter ka shkruar se flamuri i Shqipërisë dhe ai i Francës janë ulur në gjysmështizë pas tërmetit në të parin dhe ushtarëve të rënë francezë në Mali, shkruan Periskopi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të mërkurën, 27 nëntor 2019, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri. /PERISKOPI












