Lajçi i VV-së i sertë ndaj LDK-së: Duhej të humbnin thellë, duhej të ndëshkoheshin sepse keq-qeverisën

Lajçi i VV-së i sertë ndaj LDK-së: Duhej të humbnin thellë, duhej të ndëshkoheshin sepse keq-qeverisën

Ali Lajçi, zyrtar i lartë nga Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar sot kërkesat në rritje të LDK-së për ndarje të pushtetit duke e vënë në pazar edhe pozitën e presidentit. Lajçi ka thënë se posti i presidentit nuk mund të vëjë në dyshim krijimin e Kuvendit dhe të Qeverisë sepse ashtu nuk mund të jepet ndryshimi […]

“Marrëveshjen Vetëvendosje – LDK e ka sjellur koha dhe nevoja për ndryshime në këtë mes është se këto dy kontigjente ka qenë në opozitë dhe natyrshëm kështu duhet kuptuar ky proces. Andaj çështja e koalicionit nuk ka shpëtim dhe këto janë disa blefe që bëhen nga disa prej funksionarëve të LDK-së për shkak të pazarit që janë normale por janë të tepruara për shkak se nevojat për ta krijuar institucionin Kuvend dhe Qeverinë po flas janë parësore. Nuk varen individët dhe postet e individëve sa varet krijimi i institucioneve. Sa për presidentin ne nuk mund të vëjmë në dyshim krijimin e Kuvendit dhe të Qeverisë. Pra nuk mund të jepet ndryshimi për të cilin kërkon dhe ka vendos qytetari, me pazaret për postin e presidentit.

Lajçi tutje ka shtuar se në rast të shkuarjes në zgjedhje si rezultat i apetiteve për pozitën e presidentit, atëherë LDK do të pësojë humbje të thellë për çfarë, Lajçi mendon se do duhej që LDK-së ti ndodhte edhe më 6 Tetor.

“Në qoftëse vërtet do duhet të shkohet në zgjedhje për këto muhabete,  nuk do ishte e qëllume sepse e dëgjuat sot edhe atje zv/Ministrin Gashi se sa kushtojnë një palë zgjedhje, por leje anash, nëse veç duhet, atëherë shkojmë e e shohim duke humbur edhe më shumë LDK-ja që e meriton pastaj me humbë thellë, bile personalisht mendoj se edhe kështu kësaj here është dashur të humbë edhe më shumë me u dënu edhe më shumë për shkak të menaxhimeve të dobëta në të shkuarën. E në qoftëse mendojnë dy tre derhem atje brenda LDK-së, atëherë unë po ju them që shkojmë e ne VV-ja edhe ashtu ja kemi marrë dorën kësaj pune dhe e shohim ku dalin pastaj.”-deklaroi Ali Lajçi i Vetëvendosjes.

Lajçi i Vetëvendosjes tutje ka shtuar se nuk do e shihte Nismës si konstruktive në qeveri dhe asnjë parti të PAN-it, përderisa nga PAN-i, korrekt e ka konsideruar vetëm qëndrimin e Haradinajt se AAK e rreshtuar në opozitë do ta ndihmojë votimin e qeverisë nëse është e nevojshme. Lajçi shtopi se edhe Albin Kurti duhet që reciprocitetin ta vendos duke mos e lëvizur taksën 100%.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?