Ky vit, më vdekjeprurësi për emigrantët në Amerikë

Agjensia e OKB-së për emigracionin thotë se 2019-ta mund të jetë viti më vdekjeprurës për emigrantët në kontinentin e Amerikës, që kur kjo agjensi filloi të përpilonte këto statistika gjashtë vite më parë. Agjensia Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) thotë se 695 persona vdiqën këtë vit ndërsa përshkonin Detin Mesdhe, i cili vazhdon të jetë korridori […]
Agjensia Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) thotë se 695 persona vdiqën këtë vit ndërsa përshkonin Detin Mesdhe, i cili vazhdon të jetë korridori më vdjekjeprurës i emigracionit. Shifra është megjithatë sa një e gjashta e vdekjeve në vitin 2016, kur humbën jetën rreth 4200 persona.
Zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman, tha se nuk mbetet shumë pas edhe numri i vdekjeve të emigrantëve në kontinentin amerikan – 634 viktima për këtë vit.
Zoti Millman ia atribuon Venezuelës rritjen befasuese në lëvizjen masive të refugjatëve. Ai i tha Zërit të Amerikës se mbi katër milionë venezuelianë i janë larguar vendit të tyre gjatë dy viteve të fundit.
Nga viktimat e këtij viti, 227 humbën jetën ndërsa udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara. Krahas Venezuelës, viktimat më të shumta janë nga vende të Amerikës Latine si: Hondurasi, Guatemala, El Salvadori dhe Ekuadori. /voa












