Ky është vendi ku u gjet Remizje Mustafa (Video)

E zhdukur 8 ditë më parë, Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë. 59-vjeçarja është gjetur në një shtëpi të pabanuar. Në kërkim të kësaj qytetareje të kryeqytetit përveç familjarëve, ishin vënë edhe Policia dhe qytetarë vullnetarë. Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë e gjallë, në Prishtinë, në rr. “Sali Nivica”.Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, e […]
E zhdukur 8 ditë më parë, Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë. 59-vjeçarja është gjetur në një shtëpi të pabanuar.
Në kërkim të kësaj qytetareje të kryeqytetit përveç familjarëve, ishin vënë edhe Policia dhe qytetarë vullnetarë.
Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë e gjallë, në Prishtinë, në rr. “Sali Nivica”.Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, e cila ka konfirmuar gjetjen e 59-vjeçares.Po ashtu, edhe një autoambulancë është parë në vendin e ngjarjes.
Remzije Mustafa është bashkuar me familjen.












