Kushtetuesja refuzoi kërkesën e vëllezërve Demaku

Kushtetuesja refuzoi kërkesën e vëllezërve Demaku

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 13 nëntor 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi ndër të tjera edhe rastin e parashtruar nga Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Demaj. Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të […]

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 13 nëntor 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi ndër të tjera edhe rastin e parashtruar nga Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Demaj.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml.nr.158/2018], të datës 26 shtator 2018, me të cilin parashtruesit e kërkesës pretendonin se u janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 24 [Barazia para ligjit], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe me nenin 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] të Kushtetutës.

Parashtruesit e kërkesës KI 176/18 po ashtu pretenduan se, Gjykata Supreme me vendimin e kontestuar i ka shkelur të dënuarit S.S. të drejtën e tij të garantuar me nenin 29 [E drejta e lirisë dhe sigurisë] të Kushtetutës. Parashtruesit e kërkesës KI 176/18 kërkuan njëherësh nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë masë të përkohshme, përkatësisht “të ndaloj ekzekutimin e vendimit të kontestuar”. Parashtruesit e kërkesës KI 06/19 gjithashtu kërkuan nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme, përkatësisht të bëjë “pezullimin e procedurës së ekzekutimit të dënimeve nga Gjykata Themelore në Mitrovice lëndët me numër ED: 123, 125, 126 dhe 127, deri në vendosje të kësaj lëndë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”.

Kërkesat bazoheshin në nenin 113, paragrafi 7 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese

Gjykata, me vendim unanim të gjyqtarëve dhe në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39(1)(a), 39(2) dhe 59(2) të Rregullores së punës, vendosi të deklarojë kërkesën të papranueshme.

Gjykata vendosi të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme në pajtim me nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 57 të Rregullores së punës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?