Kush është Shpend Maxhuni? Drejtori i Inteligjencës që dha dorëheqje

Kush është Shpend Maxhuni? Drejtori i Inteligjencës që dha dorëheqje

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës [AKI], Shpend Maxhuni, ka dhënë dorëheqje nga ky pozicion për arsye që ende nuk dihen. Ai u bë i njohur për opinionin publik pas një varg çështjesh të ndryshme që mbanin edhe ngarkesë politike. Z.Maxhuni gjatë mandatit të tij si i pari i Inteligjencës së vendit ka pasur rol […]

Z.Maxhuni gjatë mandatit të tij si i pari i Inteligjencës së vendit ka pasur rol të rëndësishëm në kthimin e 110 qytetarëve të Kosovës nga Siria. Ky operacion ishte zhvilluar në bashkëpunim me forcat amerikane dhe transportimi ishte bërë pikërisht me një avion ushtarak amerikan.

Por, Shpend Maxhuni thuhet të ketë qenë një prej zyrtarëve të lartë që kishte përgjegjësi për deportimin nga vendi të gjashtë shtetasve turq të cilët vendi i tyre i akuzonte për terrorizëm. Kjo u bë një çështje shumë e rëndësishme politike pasi u konsiderua që një veprim i tillë ishte zhvilluar pa dijen e kryeministrit të vendit dhe pas presioneve nga presidenti turk Rexhep Taip Erdoan.

Në atë kohë, Maxhuni ishte pjesë e Policisë së Kosovë si drejtor i saj. Në krye të një prej institucioneve më të besueshme në Kosovë ai ishte emëruar në pjesën e dytë të vitit 2011 nga ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Në atë pozitë ai kishte pasuar z.Reshat Maliqi.

Gjatë mandatit të tij në Polici të Kosovës, kishte ndodhur incidenti i famshëm me vjedhjen e 25 kilogramëve të arit në dhomën e dëshmive.

Ndryshe, Maxhuni është bërë pjesë e Policisë së Kosovës në vitin 1999 dhe është diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka qenë njeriu kryesor në ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në veri të vendit më 25 korrik ku kishte mbetur i vrarë polici Enver Zymberi – i dekoruar post mortem me medaljen hero i Kosovës.

Ai ishte akuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje se ishte i afërt me Hashim Thaçin gjatë kohës sa ky ishte kryeministër dhe se babai i tij kishte qenë pjesëtar i autoriteteve jugosllave./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?