Kurtit i vështirësohen punët, komuniteti egjiptian e kushtëzon me një ministri

Kurtit i vështirësohen punët, komuniteti egjiptian e kushtëzon me një ministri

Koalicionit të ardhshëm qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është ndryshuar përbërja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas vendimit të PZAP-it për heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia. Partia më e dëmtuar pas këtij vendimi po del të jetë LVV-ja e Albin Kurtit e cila do t’i […]

Koalicionit të ardhshëm qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është ndryshuar përbërja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas vendimit të PZAP-it për heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia.

Partia më e dëmtuar pas këtij vendimi po del të jetë LVV-ja e Albin Kurtit e cila do t’i ketë minus 3 deputetë, ndërsa LDK-ja -1. E, përfituese natyrisht se është Nisma dhe AKR-ja, të cilat do të jenë pjesë e legjislaturës me gjashtë deputetë.

Kësisoj, koalicioni të ardhshëm i është “ngushtuar” rrethi me vetëm 57 deputetë, nga 62 sa kishte gjithsej.

Mirëpo, vendimi i PZAP-it si duket ka nxitur reagime nga deputetët minoritar, respektivisht Partia Liberale Egjiptiane. Kryetari i këtij subjekti, Veton Berisha, në një prononcim për Indeksonline , ka treguar kushtet që kanë komuniteti i tyre.

Sipas tij, në mandat, do të jenë dy deputet nga komuniteti egjiptian. Andaj, Berisha thotë se kërkesa finale do të jetë që ky komunitet të kenë një ministri, në të kundërtën do t’i thonë “JO” Kurtit.

“Ne do të kërkojmë të na jepet një e drejtë e mohuar nga të gjitha qeveritë deri tani. Asnjëherë deri tashti komunitetit egjiptian nuk i është dhënë asnjë mundësi për të drejtuar ministri të caktuara. Tani jemi duke u dakorduar edhe me deputet nga komunitetet e tjera për të marrë përkrahjen për drejtimin e një ministrie nga komuniteti egjiptian”, është shprehur ai.

Më tej, Berisha theksoi se janë duke pritur nga mandatari që të reflektojë në realizimin e kësaj të drejte kushtetuese ku komunitetet jo shumicë janë të barabarta në Kosovë.

“…në të kundërtën nuk do të kemi arsye të jemi pjesë e Qeverisë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, LVV-ja do të t’i ketë 29 deputetë, LDK-ja 28, PDK-ja e Kadri Veselit do t’i hiqet një deputet dhe do të mbetet me 24 vende.

Ndërsa, AAK-PSD i hiqet një deputet, koalicioni mbetet me 13 vende. Kurse Lista Serbe s’ka ndryshuar asgjë pasi në Kuvend do të përfaqësohet me 10 deputetë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?