Kurti: Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë

Kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti duke reaguar pas tërmetit të fuqishëm i cli goditi mëngjesin e hershëm të së martesës Shqipërinë, ka thënë se ‘sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana’. Kurti ka thënë se Kova e përjeton dridhjen dhe dhimbjen e Shqipërisë, transmeton Perisopi. Postimi i Kurtit në […]
Kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti duke reaguar pas tërmetit të fuqishëm i cli goditi mëngjesin e hershëm të së martesës Shqipërinë, ka thënë se ‘sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana’.
Kurti ka thënë se Kova e përjeton dridhjen dhe dhimbjen e Shqipërisë, transmeton Perisopi.
Postimi i Kurtit në Shqipëri
U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë.












