Kujdes çfarë po postoni dhe dërgoni në chat të Facebookut, janë mbyllur rrreth 3K usera fake

Njohësit e marketingut digjital kanë apeluar tek përdoruresit e Facebook që të kenë kujdes se cfarë të postojnë në Facebook, dhe cfarë po dërgojnë në chat. Ky apel vije për shkak se Facebook kohëve të fundit ka penalizuar shumë llogari, duke i ç’aktivizuar komplet ato. Dardan Hasku nga nga Dardha Solutions, përmes një statusi në […]
Ky apel vije për shkak se Facebook kohëve të fundit ka penalizuar shumë llogari, duke i ç’aktivizuar komplet ato.
Dardan Hasku nga nga Dardha Solutions, përmes një statusi në Facebook ka bërë me dije se janë mbyllur qindra llogari nga Facebook për shkak të një videoje me përmbajtje që po e konsideron eksplicite, që është shpërnda nëpër messenger
“Facebook se fundmi i ka mbyll qindra, po dyshoj deri mijera profile shqiptare, per shkak te nje videoje me permbajtje qe po e konsideron eksplicite, qe eshte shpernda neper messenger. Keni kujdes kur pranoni video te ngjashme, mos i shperndani ma tutje! Kjo ka ndiku qe edhe disa faqe shqiptare te mediave me dal ne minus me llajka”, ka shkruar Hasku
Rreth kësaj çështje ka shkruar në Facebook edhe Kujtim Zebica.
Ai ka kërkuar nga audience kryesisht nga Kosova që të mos bëjën panik nëse vërejnë ndonjë rënie të folloëersave, ku siç thotë ai janë mbyllur rreth 3K usera fake që kanë shpërdarë materiale të palejuara.
“Çdo faqe me audience kryesisht nga Kosova qe veren renie ne likes/folloëers ne ditet e fundit, mos beni panike, pasi qe jane rreth 3K usera fake qe jane fshi nga FB/Instagram keto dite, ne mesin e tyre edhe shume usera qe kane bere shperndarjen e materialeve te palejuara (foto, video, linqe) edhe ne chat. Prandaj, KUJDES cka postoni edhe cka dergoni edhe ne chat, pasi qe shume lehte mundeni me u penalizu nga FB, deri edhe ne ç’aktivizim te komplet llogarise tuaj ne FB/Instagram.”, ka shkruar ai












