Kryetari i Gjilanit shpreh ngushëllime për vdekjen e dy vëllezërve gjilanas në Durrës

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri iu ka shprehur ngushëllime familjareve për humbjen e jetës së dy vëllezërve nga Gjilani të cilët ishin viktima të tërmetit në Shqipëri, shkruan Periskopi. Shemsi e Isa Abazi u gjetën nën rrënojat e një hoteli në Durrës, ndërsa lajmin e kishte konfirmuar më parë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait […]
Shemsi e Isa Abazi u gjetën nën rrënojat e një hoteli në Durrës, ndërsa lajmin e kishte konfirmuar më parë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Postimi i plotë i Hazirit në facebook:
Gjatë kërkimit në gërmadha pas tërmetit në Shqipëri, fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës. Lutem për shpirtin e tyre. Në këto momente, Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen me familjen e të viktimave, Shemsi e Isa Abazi dhe do t’iu qëndrojë pranë. Ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!












