Kreshnik Gashi emërohet drejtor i AKI-së, Burim Ramadani bëhet Inspektor i përgjithshëm në Inteligjencë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar Kreshnik Gashin në postin e Drejtorit të AKI’së ndërkaq Burim Ramadani është emëruar Inspektor i Përgjithshëm në AKI. Kështu njofton Haradinaj në FB: Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës […]
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar Kreshnik Gashin në postin e Drejtorit të AKI’së ndërkaq Burim Ramadani është emëruar Inspektor i Përgjithshëm në AKI.
Kështu njofton Haradinaj në FB:
Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së.












