Krejt çka dihet për tërmetin në Shqipëri deri më tani (Foto)

Krejt çka dihet për tërmetin në Shqipëri deri më tani (Foto)

Territori i Shqipërisë është goditur nga një  tërmet 6.4 shkallë të Rihterit, mëngjesin e hershëm të ditës së martë. Si pasojë e këtij tërmeti i cili më fuqishëm u ndje në zonat e Durrësit, Krujës dhe Kurbinit, deri më tani janë raportuar 8 të vdekur, ndërsa 135 të tjerë raportohen të plagosur. Dyshohet se në […]

Territori i Shqipërisë është goditur nga një  tërmet 6.4 shkallë të Rihterit, mëngjesin e hershëm të ditës së martë.

Si pasojë e këtij tërmeti i cili më fuqishëm u ndje në zonat e Durrësit, Krujës dhe Kurbinit, deri më tani janë raportuar 8 të vdekur, ndërsa 135 të tjerë raportohen të plagosur.

Dyshohet se në mesin e viktimave është edhe një vajzë e mitur,  dy gra në Thumanë, tre viktima në rrënojat e një ndërtese në Durrës dhe një qytetar i cili ka rënë nga ballkoni në Kurbin. Ndërkohë, tri ndërtesa janë shëmbur.

Qindra forca të ushtrisë, policisë dhe forcave civile janë vënë në gatishmëri të situatës në tre zona, ku janë përqendruar operacionet e shpëtimit, në zonën e Thumanës dhe në dy zona në qytetin e Durrësit

Për tërmetin në Shqipëri kanë reaguar edhe  liderë botërorë si presidenti frances Emmanuel Macron dhe ai I Turqisë Recep Tayiip Erdogan, të cilët kanë  shprehur gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Shqipërisë, shkruan Periskopi.

“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë? Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar gjithashtu për t’i dalë në ndihmë qysh herët gatishmërinë”, ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në zonat që u goditën nga tërmeti, janë nisur edhe forcat speciale të FSK-së, ka njoftuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ndërkohë gërmimet janë duke vazhduar nëpër rrënojat e shkaktuara nga tërmeti te Shkëmbi i Kavajës, pasiqë aty ka ende njerëz të cilët kanë mbetur nën rrënoja.

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të qëndrojnë jashtë objekteve në epiqendër, ndonëse thonë se më e keqja ka ka kaluar.

Diku rreth orës 9:00 në territorin e Shqipërisë është ndjerë një tërmet i dytë i cili raportohet të ketë  me 4.9 magnitudë.

Reagime për tërmetin në Shqipëri janë duke vazhduar edhe liderë të tjerë nga Kosova, Maqedonia e Veriut si dhe vende të tjera nga Evropa dhe bota. Dridhje të tërmetit me epiqendër në Shqipëri janë dëgjuar edhe në Kosovë. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?