KQZ tregon se sa vendvotime janë numëruar deri tani

KQZ tregon se sa vendvotime janë numëruar deri tani

Gjatë ditës së djeshme ka filluar procesi i rinumërimit të 1.428 vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Valmir Elezi, zëdhënës nga Këshilli Qendror i Zgjedhjeve, duke folur për Periskopin tha se deri tani janë numëruar 50 vendvotime. ‘’Janë rinumëruar 50 vendvotime gjatë ndërrimit të dytë. Ky proces ka filluar të mërkurën […]

Valmir Elezi, zëdhënës nga Këshilli Qendror i Zgjedhjeve, duke folur për Periskopin tha se deri tani janë numëruar 50 vendvotime.

‘’Janë rinumëruar 50 vendvotime gjatë ndërrimit të dytë. Ky proces ka filluar të mërkurën pasdite. Rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve’’, tha Elezi.

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke punuar në 2 ndërrime si dhe është shtuar numri i tavolinave apo njësive të numërimit nga 23 në 32, në mënyrë sa më shpejt të përmbyllet i gjithë procesi.

Kujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP ditë më parë ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë rinumërimin e rreth 1.500 vendvotimeve.

Këtë vendim Paneli i gjyqtarëve, i kryesuar nga gjyqtari Rrustem Thaqi, e ka marrë pas shqyrtimit të 52 ankesave të paraqitura pas përfundimit të numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.  Paneli i përbërë prej nëntë anëtarëve, vendimin për rinumërimin e këtyre vendvotimeve e ka arsyetuar me mospërputhjen e të dhënave dhe rezultateve për shkak të gabimit teknik në të shtypur të Formularit të Përputhjes së Rezultateve (FPR).

Sipas këtij paneli, FPR-të nuk janë plotësuar fare te subjekti i parë politik i renditur sepse kanë munguar rubrikat për plotësim si pasojë e një gabimi teknik.Ky Panel ka vlerësuar se mosevitimi i këtij gabimi e bën shpalljen e rezultateve jo të saktë në kuptim të nenit 101 të Ligjit për zgjedhje në të cilin thuhet:“Procedurat e numërimit të fletëvotimeve qeverisen nga objektivat e mëposhtme: saktësia, transparenca, efikasiteti, mundësia për rinumërimin dhe përsëritja e zgjedhjeve dhe mbrojtja e fshehtësisë së votës”./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?