KQZ po pret Supremen për fillimin e rinumërimit të 1472 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se janë duke pritur konfirmimin nga Gjykata Supreme, shkruan Periskopi. Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë për Periskopin se deri me tanë nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP’it për rinumërimin 1472 vendvotime. “Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë […]
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë për Periskopin se deri me tanë nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP’it për rinumërimin 1472 vendvotime.
“Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim. Sapo të kemi konfirmimin do t’iu mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së”, ka thënë ai.
Ndryshe para dy ditëve PZAP ka marrë vendim që largohen nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia si dhe të rinumërohen 1472 vendvotimi./Periskopi/












