KQZ nesër shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, nëse nuk ka ankesa nga partitë

Komisioni Qendror i zgjedhjeve (KQZ) pritet që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit nesër (e enjte) më 7 nëntor. Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi, kjo do të behet e mundshme nëse paritë politike nuk do të bëjnë ankesa në PZAP brenda 24 orëve lidhur me administrimin dhe numërimin në Qendrën e […]
Komisioni Qendror i zgjedhjeve (KQZ) pritet që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit nesër (e enjte) më 7 nëntor.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi, kjo do të behet e mundshme nëse paritë politike nuk do të bëjnë ankesa në PZAP brenda 24 orëve lidhur me administrimin dhe numërimin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor. Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte (7 nëntor)”, ka deklaruar Elezi për Periskopin.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse Nisma Socialdemokrate do të bëjë ankesë lidhur me numërimin e votave në QNR.
Ani pse mbrëmë kjo parti pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019), ka deklaruar se koalicioni me AKR-në ‘përfundimisht është pjesë e Kuvendit të Kosovës. /Periskopi/












