KQZ certifikon sot rezultatet e zgjedhjeve

Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Supreme, përmes të cilit është refuzuar ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 392 pakot e ardhura me vonesë nga diaspora, i është hapur rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Periskopi. Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme […]
Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Supreme, përmes të cilit është refuzuar ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 392 pakot e ardhura me vonesë nga diaspora, i është hapur rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Periskopi.
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019.
Kështu ka konfirmuar për Persikopin zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
“Sot në orën 16:00 mbahet mbledhja e KQZ me të vetmen pikë të rendit të ditës certifikimi I rezultatit përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit”, tha Elezi./Periskopi/












