Kosovari nga Zvicra pagoi 100 mijë franga për një vrasje, dënohet me 15 vite burgim

Gjykata e Pejës të enjten e 21 nëntorit të këtij viti pas një procesi gjyqësor e shpalli fajtor Bekim R. dhe e dënoi atë me 15 vite burgim, pasi kishte paguar dy persona në vitin 2012 për vrasjen e Ferdinand Gjinit. I ndjeri u vra në vitin 2014. Mirëpo ankesë ndaj vendimit të Gjykatës së […]
Në një bisedë për Express Koci ka deklaruar se ndaj vendimit të Themelores së Pejës do të ankohen në Gjykatën e Apelit.
“Sipas ligjeve të aplikueshme dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, klienti im ende konsiderohet i pafajshëm. Gjykata për këtë çështje penale ka vendosur në shkallën e parë. Ne kemi drejtë ankesë edhe në dy shkallë: në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Supreme”, ka deklaruar avokati Koci.
Ai ka shprehur bindjen se kërkesa e tij do të aprovohet se dhe rasti i klientit të tij do të kthehet në rigjykim.
“gjatë shqyrtimit gjyqësor ka pasur shkelje të mëdha procedurale dhe materiale. Për më tepër, propozimet e përsëritura të mbrojtjes për nxjerrjen e provave kyçe, janë refuzuar nga ana e Gjykatës. Asnjë provë kredibile nuk e ngarkon klientin tim. Asnjë”, sqaron avokati.
Tutje Koci beson se aktgjykimi për këtë lëndë bazohet në dëshminë e një personi i cili për të njejtënn cështje ka qenë njëherë i dënuar me 18 vite.
“I njejti, tani në cilësinë e të bashkakuzuarit e ndërron komplet dëshminë – duke e implikuar klientin tim. Natyrisht, për këtë tani ai po gëzon benificione. Dëshminë e tij mundohet – pa sukses, të mbështesë dëshmitari bashkëpunues. Theksoj se ka pasur mos përputhje të mëdha në mes të mbrojtës që e ka dhënë i bashkakuzuari, dhe dëshmisë së dëshmitarit bashkëpunues. Ka shumë shkelje ligjore dhe procedurale ne kete aktgjykim të shkalles së parë, dhe jam shumë kurioz se si do ta arsyetojë gjykata këtë vendim. Thjesht, ky proces i ka ngjare filmi triller: gënjeshtra, hedhje e fajit dhe spekulim”, thotë Koci.
AI ka shprehur bindjen e tij se Gjykata e Apelit do ta marrë për bazë ankesën e palës mbrojtëse për këtë rast, si dhe rasti do të kthehet në rigjykim.
E ndërkohë, gjatë ditës së sotme, gazeta Zvicerane ‘Blick’ shkruan se ekstradimi i të dënuarit nga Zvicra në Kosovë ishte i vështirë.
Kërkesa për ekstradimin e tij kishte ardhur me 2 qershor, ndërsa arrestimi ndodhi me 28 qershor.
Por si kishte ardhur puna deri te vrasja?
Pas një marrëveshje të dështuar mes B.R dhe të ndjerit, marrëdhëniet mes dy partnerëve u përshkallëzuan. Bekim. R u rrahë në Kosovë dhe ishte zotuar për hakmarrje.
Me 23 qershor 2014, Ferdinand Gjini u vra nga dy vëllezërit A.Sinanaj dhe M.Sinanaj, që ishin paguar 100 mijë franga për ta kryer vrasjen.
Sipas mediumit zviceran, B.R kishte tentuar të korruptonte edhe gjyqtarët por që përpjekjet e tij ishin të dështuara.












