Kosovari lë me gojëhapur Behgjet Pacollin, i dërgon letër Daçiqit: “Mos u sill si fëmijë 4 vjeçar”

Kosovari lë me gojëhapur Behgjet Pacollin, i dërgon letër Daçiqit: “Mos u sill si fëmijë 4 vjeçar”

Një qytetar i Kosovës me emrin Shkëlzen Kika i ka dërguar një mesazh Periskopit duke treguar një mesazh të cilin i kishte dërguar ministrit famëkeq të punëve të jashtme të Serbisë, z.Ivica Daçiq. Arikulimi i z.Kika në gjuhën angleze do ta linte me gishta në gojë edhe shefin e diplomacisë tonë, Behgjet Pacollin – i […]

Një qytetar i Kosovës me emrin Shkëlzen Kika i ka dërguar një mesazh Periskopit duke treguar një mesazh të cilin i kishte dërguar ministrit famëkeq të punëve të jashtme të Serbisë, z.Ivica Daçiq.

Arikulimi i z.Kika në gjuhën angleze do ta linte me gishta në gojë edhe shefin e diplomacisë tonë, Behgjet Pacollin – i cili në mandatin e fundit e kishte të zorshme që të përballej me të, shkruan Periskopi.

“Z.Ivica Daçiq, kur do t’ia fillosh të rritesh apo do që ende të sillesh si një fëmijë katër vjeçar.” – i shkruan z.Kika, Daçiqit.

Më tej, ai vijon duke e quajtur “propagandë” deklaratën e tij ku thoshte se Gana e kishte tërhequr njohjen për Pavarësinë e Kosovës. Megjithëse, z.Kika bën një lajthitje të vogël [ndoshta jo aq të vogël] kur mendon se Gana është i gjithë kontintenti afrikan.

Deri tash, Daçiq as nuk i ka kthyer përgjigjjen por as nuk i ka lënë ‘seen’.

Ndryshe, dje MPJ-ja e Serbisë bëri të ditur se Gana ishte bërë shteti i 16 që e kishte çnjohur Republikën e Kosovës.

“Z.Ivica Daçiq, kur do t’ia fillosh të rritesh apo do që ende të sillesh si një fëmijë katër vjeçar.” – i shkruan z.Kika, Daçiqit. Pse po bëni propagandë duke thënë që Afrika [Gana] ka tërhequr njohjen e Kosovës. Duhet ta kesh ndërmend se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë prej kur Amerika u çapit në tokën tonë. Kështu që, të lutem rritu që të mos qeshin gjindja me ty. Me respekt, Shkëlzen Kika.“

Të fundit
Të ngjashme