Kosovari i verbër që punon si zdrukthëtar

Kosovari i verbër që punon si zdrukthëtar

Nëse ndiheni të pa motivuar dhe mendoni se jeta juaj është e pashpresë, duhet medoemos ta shihni këtë video. Ai quhet Daut Hoxha, është nga Ferizaj i Kosovës dhe është i verbër. Por kjo nuk e ka penguar që të punojë si zdrukthëtar prej 18 vitesh. Mund të duket e pazakontë por Dauti është një […]

Ai quhet Daut Hoxha, është nga Ferizaj i Kosovës dhe është i verbër.

Por kjo nuk e ka penguar që të punojë si zdrukthëtar prej 18 vitesh.

Mund të duket e pazakontë por Dauti është një shembull ideal se me vullnet dhe pasion nuk mund të na ndalë asgjë për të bërë atë që duam.

“Këtë punë e bëjmë si familje prej viteve 70-ta, por unë me vëllezërit e mi kemi filluar pas lufte dhe jemi këtu prej rreth 18 vitesh. E kam rutinë dhe zakonisht punoj kur nuk kam angazhime, se me nejt pasiv është shumë keq, mer vese të këqija. Unë jam aktiv dhe punoj, kjo nuk është ndonjë punë e zorshme. Punoj me vullnet, me qejf.”

Dauti punon dyer, orendi të ndryshme nga druri, ndërsa për miqtë, tabela shahu.

Në punishte e tij ai orientohet shumë lehtë dhe rrezikun nga mjetet prerëse apo të rënda të punës e konsideron pjesë të punës.

Ai shpjegon:

“Sa i përket rrezikut e di për shembull se deri në cilën masë është sharra. Largësinë e sharrës e llogariti me dorë edhe nuk e kam problem sepse i ik rrezikut. Largësia e sharrës e di që duhet të jetë diku tek 15 cm dhe e mat me dorë duke e prekur.”

Po ashtu Daut Hoxha është kryetar i Shoqatës së të verbërve në Ferizaj, është student i Drejtësisë dhe pasioni tjetër i tij janë pëllumbat, për të cilët Dauti shprehet se shpendët kanë njëfarë ndjenje të shoqërimit me njerëz.

Ai shton se të verbrit i kanë shumë të zhvilluara shqisat e tjera dhe mundet që mes 100 pëllumbave nëse e merr në dorë e njeh se cili është, pasi i ka shumë merak.

I verbër por punon në zdrukthari on Vidnews.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?