Kosova ta ndryshojë ecurinë për plotësimin e kritereve të BE-së

Kosova ta ndryshojë ecurinë për plotësimin e kritereve të BE-së

Paralajmërimet e Francës për ashpërsimin e kushteve për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, sipas analistëve shihet si fuqizim i shteteve para anëtarësimit. Ata thonë se në këtë kuadër Kosova është e fundit, ani pse nga këto ndryshime mund të ketë përfitime. Që nga refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për fillimin […]

Paralajmërimet e Francës për ashpërsimin e kushteve për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, sipas analistëve shihet si fuqizim i shteteve para anëtarësimit.

Ata thonë se në këtë kuadër Kosova është e fundit, ani pse nga këto ndryshime mund të ketë përfitime.

Që nga refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, Franca ka ngritur diskutimin për ndryshim të kushtetove për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha, i tha Radio Kosovës se me këtë, procesi i integrimit duhet të jetë paralel me gjendjen reale të shtetit që pretendon të jetë pjesë e BE-së.

“Sidoqoftë, çfarë do që mund të gjykojmë nga pikëpamjet e prezantuara të Francës, është se ajo dëshiron të prezantojë procesin e zgjerimit në atë drejtim që përmes 7 stadeve të ndryshme që duhet të kalojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ato do të sillen shumë më shumë si vende të BE-së. Pra, nuk dëshirojnë më të ndodhin situata sikurse kanë ndodhur me Bullgarinë dhe Rumaninë ku vetëm pas anëtarësimit në BE, problemet janë dalë në pah”, tha ai.

Shasha thotë se Kosova është larg në këtë proces, por edhe nuk është e pamundur, sepse do të jetë shumë përfituese:

“Sipas propozimit të Francës, kriteret po ashpërsohen, sepse po kërkohet që të funksionojë njëjtë sikur vendet e BE-së, por në anën tjetër për dallim se si ka funksionuar procesi i zgjerimit deri më sot, nën propozimin e Francës vendeve të BP do i hapet mundësia e financimit shumë më shumë për reforma sesa që është sot. Pra në njërën anë do t’i kërkohen Kosovës reforma më të thella dhe më të shpejta, por nga ana tjetër do i vihen në dispozicionin fondet shumë më të mëdha sesa ato që kanë qenë deri më sot”, shtoi ai.

Pavarësisht se a do të kalojë apo jo kjo iniciativë e Francës, analistët thonë se Kosova duhet të ndryshojë ritmin e plotësimit të kritereve, pasi deri më sot ka ngecur në këtë drejtim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?