Kosova shumë më e fortë se Çekia më 2019: Ky është parashikimi se kush fiton sonte

Kosova shumë më e fortë se Çekia më 2019: Ky është parashikimi se kush fiton sonte

Sonte zhvillohet ndeshja vendimtare e Kosovës në Kualifikimet për EURO2020. Në stadiumin e vogël Doosan Arena në Pëllzen, përballë Çekisë, dardanët do ta kenë misionin më të zorshëm të karrierës së tyre kombëtare. Mungon Muriqi në anën tonë dhe Patrick Schick në anën e Çekisë. Por, impakti i Muriqit te Kosova është dukshëm më i […]

Mungon Muriqi në anën tonë dhe Patrick Schick në anën e Çekisë. Por, impakti i Muriqit te Kosova është dukshëm më i madh se ai i talentit të madh çek – kjo pasi, prizrenasi është fokusi kryesor i lojës ofensive në ajër për ekipin tonë.

Sidoqoftë, në fazën ofensive Kosova e ka në formë të lartë Milot Rashicën. Rashica pritet të jetë i vendosur ose në anën e majtë si anësor, ose si 9-she false duke ndihmuar shtatgjatin Atdhe Nuhiu, shkruan Periskopi.

E megjithatë, pika më e dobët e ekipit tonë kombëtar nuk është sulmi. Në ndeshjen e parë kundër Çekisë, Kosova arriti të fitonte por loja ishte dominuar nga mesfusha Çekia që shfrytëzonte hapësirat e krijuara dhe mos-pozicionimin e duhur të lojtarëve.

E me një mesfushë totalisht të çorganizuar Kosova luajti edhe ndeshjen kundër Anglisë dhe atë kundër Malit të Zi.

Çekia ndërkohë, është një ekip mjaft kompakt në çdo repart. Rreziku më i madh portës së mbrojtur nga Arijanet Anan Muriq do t’i vije nga Krmenqiku i Sllavisë së Pragës. Por, edhe mesfushorët Jankto, Darida, Kral e Masopust janë golashënues të mirë.

Nëse Challandes vendos një skemë taktike sipas udhëzimeve të Periskopit duke e befasuar Çekinë, atëherë rrjedha e gjërave pritet të jetë pozitive.

Në ndeshjen e vitit 2019, Çekia i ka zhvilluar tetë ndeshje prej të cilave ka arritur katër fitore e katër humbje me golavërazhin e përgjithshëm 14-15.

Kosova në anën tjetër në vitin 2019 i ka fituar katër ndeshje, i ka barazuar dhe e ka humbur vetëm një. Rezultati i përgjithshëm nga të gjitha këto ndeshje për dardanët është 15-12.

Pra, Kosova ka qenë dukshëm më e mirë se Çekia në vitin 2019. Marrë parasysh edhe ngritjen e madhe të Rashicës, lojtarit kryesor, mund të thuhet që kombëtarja dardane do të shkaktojë befasi dhe do të fitojë në Pëllzen.

Rezultati përfundimtar parashikojmë se do të jetë 1-2. 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?