Kosova një prej vendeve më të varfra në Evropë, ja ku renditet Shqipëria

Kosova një prej vendeve më të varfra në Evropë, ja ku renditet Shqipëria

Shqipëria vazhdon të mbetet një prej vendeve më të varfra të Evropës, e dëshmuar edhe nga statistikat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të përditësuara në “Pasqyrën Ekonomike Globale tetor 2019” e të cituara nga revista Monitor. Shifrat e FMN-së tregojnë se të ardhurat e pritshme për frymë të shqiptarëve ishin 5,732 dollarë për vitin […]

Shqipëria vazhdon të mbetet një prej vendeve më të varfra të Evropës, e dëshmuar edhe nga statistikat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të përditësuara në “Pasqyrën Ekonomike Globale tetor 2019” e të cituara nga revista Monitor.

Shifrat e FMN-së tregojnë se të ardhurat e pritshme për frymë të shqiptarëve ishin 5,732 dollarë për vitin 2019, duke na pozicionuar në vendin e 102 në botë nga 192 shtete gjithsej, në nivele të ngjashme me Irakun, Paraguajin, Libanin, Libinë etj.

Shqipëria është ndër vendet me të ardhurat për frymë më të ulëtat në Evropë jemi dhe pas saj në renditje vjen vetëm Kosova me 4,442 dollarë për frymë, e pozicionuar në vendin e 111-të dhe shtete të ish-Bashkimit Sovjetik si Ukraina që renditet e 125-ta dhe Moldavia në vendin e 128.

Nga shtetet e rajonit, më të pasur janë fqinjët e Malit të Zi që radhitet i 78-ti në listë, me të ardhura për frymë prej 8,703 dollarë, ose 62% më të larta se të shqiptarëve. Pason Serbia, në vend të 87, Maqedonia e Veriut në vendin e 95-të dhe Bosnja në vendin e 97-të.

Të dhënat e FMN-së, sipas të njëjtës revistë, referojnë se edhe një dekadë më parë, Shqipëria ishte e pandryshuar në vend të 102, në një tregues që rritja ekonomike e vendit nuk ka arritur të jetë më e lartë se e fqinjëve, apo se ajo nuk ka prodhuar mirëqenie për qytetarët e saj sipas të ashtuquajturit proces i konvergjencës, ku vendet me të ardhura më të ulëta duhet të rriten më shpejt, në mënyrë që të kapin mesataren e Bashkimit Evropian.

Sot, vendet e BE-së kanë të ardhura mesatare për frymë në vit prej 35.8 mijë dollarë, ose gati 7 herë më të larta sesa të shqiptarëve, sipas shifrave të FMN.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?