Kosnett kërkon sa më shpejt Qeveri: Populli votoi për partitë që thanë se do të luftojnë korrupsionin

Kosnett kërkon sa më shpejt Qeveri: Populli votoi për partitë që thanë se do të luftojnë korrupsionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett duke komentuar procesin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë ka thënë se populli ka votuar për ndryshim duke votuar partitë që kërkuan zvogëlim të korrupsionit dhe zhvillim ekonomik. “Është e qartë se populli i Kosovës votoi për ndryshim duke zgjedhur partitë përqendrimi i të cilave […]

“Është e qartë se populli i Kosovës votoi për ndryshim duke zgjedhur partitë përqendrimi i të cilave është në zvogëlimin e korrupsionit dhe rritjen e zhvillimit ekonomik. Edhe Shtetet e Bashkuara i përqafojnë këto synime” ka thënë Kosnett.

Ambasadori ka deklaruar se pret certifikimin e zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë së re, sa më shpejt që është e mundshme.

“Sikurse të gjithë në Kosovë, ne presim certifikimin e rezultateve në ditët e ardhshme, dhe presim që qeveria e re të formohet sa më shpejtë që është e mundshme. Ambasada inkurajon diskutime të vazhdueshme lidhur me formimin e qeverisë para se të certifikohen rezultatet. Ne presim, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta, që qeveria e Kosovës të shërbeje për të mirën publike për të gjithë qytetarët e saj të të gjitha komuniteteve. Presim nga të gjitha partitë, qoftë ato në qeveri apo në opozitë, që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive” ka thënë Ambasadori Kosnett.

Kosnett ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, duke shtuar se pauza në dialog nuk i ka ndihmuar Kosovës në aspektin ekonomik apo pozicionin e saj ndërkombëtar.

“Pauza në dialog nuk i ka ndihmuar Kosovës në aspektin ekonomik apo pozicionin e saj  ndërkombëtar. Kur ajo të formohet, qeveria e re duhet t’i japë një infuzion të ri negociatave me Serbinë. Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë prapa sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, por, siç tha edhe Përfaqësuesi Special Matt Palmer së fundmi në Prishtinë, ne nuk mund të shohim një shteg për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar pa përfshirjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë në të. Marrëdhëniet më të mira me Serbinë nuk do të zhvendosin vëmendjen nga përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës, por do t’i plotësojnë ato” ka thënë Ambasadori i ShBA-ve.

Ai shpreson që Qeveria e re të adresojë këto tema serioze.

“Jam optimist se qeveria e re do të dëgjojë vullnetin e popullit dhe do të adresojë këto çështje serioze” ka thënë ambasadori amerikan Kosnett.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?