Konstituimi i Kuvendit, brenda 30 ditëve

Konstituimi i Kuvendit, brenda 30 ditëve

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka filluar të rrjedhë edhe zyrtarisht afati kushtetues për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës. Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda 30-ditësh nga dita e certifikimit të […]

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka filluar të rrjedhë edhe zyrtarisht afati kushtetues për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda 30-ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Kushtetuta e parasheh që presidenti i Kosovës të thërrasë seancën e parë të Kuvendit, por në rast se ai nuk është në gjendje ta thërrasë këtë seancë, Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e presidentit.

Florent Spahija, ekspert ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi konsiderohet se është konstituuar vetëm në momentin kur zgjidhet kryetari dhe kryesia e re e Kuvendit.

“Afati prej 30 ditëve mund të shfrytëzohet nga presidenti i Republikës që të konstituohet Kuvendi, pra mund të ketë rast që edhe mos ta konstituojë gjatë kësaj periudhe dhe pastaj do të kalojë kjo periudhë kur Kuvendi vetë do të mblidhet. Gjithsesi, presidenti e ka të drejtën dhe lirinë që menjëherë, një ditë pas certifikimit të rezultateve, të thërrasë seancën e Kuvendit dhe ta konstituojë apo ta fillojë procedurën meqë ekziston një procedurë”, thotë Spahija.

Pas konstituimit të Kuvendit, shton Spahija pason procedura tjetër, ajo e formimit të Qeverisë së Kosovës.

Për formimin e Qeverisë së Kosovës janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend. Për t’i siguruar votat e nevojshme për qeverinë e re, subjekti fitues i zgjedhjeve, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, përveç Lidhjes Demokratike besohet se mund të llogarisë që koalicionin paszgjedhor.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?