Komuna e Prishtinës ka një paralajmërim për shoferët

Komuna e Prishtinës lut banorët e lagjeve ‘ Qamil Hoxha, dhe ‘Iliaz Kodra’ në Daradani që t’i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në këto hapësira. Kjo sipas Komunës së Prishtinës vjen për shkak se në disa lokacione në qytet janë duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes. “Parkingu te rruga “Qamil […]
Komuna e Prishtinës lut banorët e lagjeve ‘ Qamil Hoxha, dhe ‘Iliaz Kodra’ në Daradani që t’i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në këto hapësira.
Kjo sipas Komunës së Prishtinës vjen për shkak se në disa lokacione në qytet janë duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes.
“Parkingu te rruga “Qamil Hoxha” në qendër dhe “Iliaz Kodra” në Dardani janë dy prej tyre, prandaj lusim banorët që të i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në vendpunishte. Në të kundërtën, detrohemi që të i konfiskojmë veturat. Falenderojmë banorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që punimet të realizohen në afat të planifikuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Periskopi/












