Kolonel Bajrami: FSK-ja vazhdon operacionet në Shqipëri edhe gjatë natës

Kolonel Bajrami: FSK-ja vazhdon operacionet në Shqipëri edhe gjatë natës

Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit, Forca e Sigurisë së Kosovës është nisur menjëherë për Shqipëri për të dhënë ndihmën dhe kontributin e tyre. Koloneli i FSK-së, Agron Bajrami, ka dhënë më shumë detaje se me çfarë kapacitetesh është nisur FSK-ja drejt Shqipërisë. “FSK-ja duke u bazuar në procedurat […]

Koloneli i FSK-së, Agron Bajrami, ka dhënë më shumë detaje se me çfarë kapacitetesh është nisur FSK-ja drejt Shqipërisë.

“FSK-ja duke u bazuar në procedurat zyrtare ka proceduar me të gjitha elementet e nevojshme për t’u përgatitur dhe kryer veprimet e nevojshme përmes të cilave FSK-ja dislokohet në operacione jashtë vendit”.

“Diku rreth orës 06:00 kemi filluar me procedurat zyrtare pas vendosjes së kontakteve me strukturat në Republikën e Shqipërisë. Më pas, janë kryer procedurat e nevojshme që lidhen me procesin e vendimmarrjes, analizën e situatës dhe çështje të tjera për të filluar lëvizjen e forcave tona diku rreth orës 09:00”.

“Rreth orës 13:00, forcat tona veç kanë zbarkuar në zonën e operacionit për të filluar operacionet e kërkim-shpëtimit”.

“Aktualisht në zonën e operacionit kemi Njësi të Kërkim-Shpëtimit Urban me Njësi Specialistike të K9, por edhe njësitë e tjera mbështetëse të cilat kryejnë veprimet e nevojshme duke u bazuar  në procedurat standarde të operimit”.

Por, çfarë ekspertize ka FSK-ja për situata të tilla?

“FSK-ja posedon aftësi dhe kapacitete për reagim në operacionet e kërkim-shpëtimit urban, male dhe ujë. Në rastin konkret, ne kemi angazhuar Njësitë e Kërkim Shpëtimit Urban ose kërkimit në rrënoja dhe njësitë tona janë të specializuara për kryerjen e këtyre operacioneve në çfarëdo situate”.

Koloneli i FSK-së në Specialen e Klan Kosovës ka treguar më shumë detaje lidhur me operacionet që FSK-ja ka kryer dhe po kryen gjatë ditës së sotme në zonat që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që e ka goditur Shqipërinë.

“Operacionet tona kanë filluar rreth orës 13:00 në zonën e Thumanës apo zonën e Fushë Krujës. Sa i përket operacioneve në zonën e operacionit Durrës kemi filluar diku rreth 40 minuta pas orës 13:00”.

“Situata në zonën e Thumanës ka qenë mjaft e vështirë. Forcat tona janë duke operuar në bashkëveprim me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ajo që dua të theksoj se një pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë trajnuar bashkë me forcat tona. Në aspektin e ndërveprimit është një element mjaft i rëndësishëm kur kuptohen procedurat dhe dy forca ndërveprojnë mes vete me të njëjtin operacion”.

“Sa i përket operacioneve në zonën e Durrësit mund të vlerësoj që ekziston një shkallë e lartë e dëmeve që janë bërë në objektet ku janë duke operuar forcat tona”.

Ai ka thënë se FSK-ja, ashtu si është zotuar, do të vazhdojë të kryejë operacionet e nevojshme edhe gjatë natës.

“Mirëpo, zotimi jonë është që do të vazhdojmë të realizojmë operacione edhe gjatë natës. Për këtë qëllim ne veç kemi filluar dislokimin e pajisjeve shtesë që janë të nevojshme për forcat tona për operim edhe gjatë natës”.

“Ritheksoj zotimin e Komandantit të FSK-së dhe Ministrit të Mbrojtjes që kapacitetet tona në dispozicion do të jenë të gatshme për të mbështetur operacione në Republikën e Shqipërisë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?