Koalicioni i kryeministrit slloven humb mbështetjen e të majtëve në Parlament

Koalicioni i kryeministrit slloven humb mbështetjen e të majtëve në Parlament

Qeveria e kryeministrit të Sllovenisë Marjan Sharac nuk ka më një shumicë të sigurt parlamentare për të miratuar projektligje pasi iu mohua mbështetja nga Partia e Majtë, për shkak të një mosmarrëveshjeje të ndërsjellë për heqjen e sigurimit shtesë shëndetësor. “Qeveria ka devijuar nga marrëveshja që kishte me ne, kështu që nuk e konsiderojmë më […]

“Qeveria ka devijuar nga marrëveshja që kishte me ne, kështu që nuk e konsiderojmë më të detyrueshme marrëveshjen për bashkëpunimin tonë me qeverinë. Tani e tutje ne do të jemi në luftë të vërtetë”, tha kryetari i Partisë së Majtë Luka Mesec para gazetarëve.

Partia e tij ka 9 deputetë në parlament dhe që nga krijimi i qeverisë së majtë-liberale të Marjan Sharec, vitin e kaluar mbështeti programet e orientuara nga qeveria shoqërore përmes një marrëveshje të veçantë, megjithëse nuk kishte asnjë përfaqësues në qeveri.

Një nga pengesat në bashkëpunimin e tyre ishte çështja e eliminimit të sigurimit shëndetësor plotësues sa më shpejt të jetë e mundur, por qeveria ka propozuar heqjen e tij qysh në vitin e ardhshëm.

Lidhur me projektligjin për heqjen e plotë të sigurimit plotësues, të paraqitur nga e majta, qeveria sot paraqiti ndryshime për ta bllokuar që të mos hidhet në votim, ndërkohë njoftoi për zgjidhjen e vet për të zëvendësuar sigurimin shëndetësor suplementar me një “tarifë të sheshtë” pothuajse me të njëjtën shumë.

Mesec nuk pajtohet me vendimin, dhe partia e tij kishte njoftuar më herët se nuk do të votojë buxhetin e shtetit këtë muaj, i cili teorikisht mund të çojë në një krizë të koalicionit qeveritar, të cilin e përbëjnë madje pesë parti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?