Kjo është shtëpia ku Donald Trump e kaloi fëmijërinë e tij

Kjo është shtëpia ku Donald Trump e kaloi fëmijërinë e tij

Presidenti Donald Trump po i shkëput lidhjet me shtetin e Nju Jorkut duke zhvendosur rezidencën e tij zyrtare në shtetin e Floridas. Tashmë shtëpia me pesë dhoma gjumi ku presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara kaloi fëmijërinë e tij ka dalë në shitje. Shtëpia ka ndërruar disa herë pronar, që kur u ndërtua në […]

Tashmë shtëpia me pesë dhoma gjumi ku presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara kaloi fëmijërinë e tij ka dalë në shitje. Shtëpia ka ndërruar disa herë pronar, që kur u ndërtua në vitet 1940-të, nga babai i Presidentit, Fred Trump.

Familja Trump jetoi aty për rreth një dekadë, dhe Presidenti kaloi aty katër vitet e para të jetës së tij.

Përpara se të zhvendosej në mjediset klasike të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shijonte modernizmin e shtëpisë së tij në Kullën Trump, si dhe dekada më parë shtëpinë e fëmijërisë së tij në Nju Jork.

Presidenti i ardhshëm jetoi në këtë shtëpi në Queens për vetëm katër vite.

Fred Trump ishte një ndërtues i mirënjohur në qytetin e Nju Jorkut. Komplekset që ai ndërtoi ravijëzojnë edhe sot pamjen e Nju Jorkut. Edhe kjo shtëpi është po ashtu.

“Jetuan këtu deri rreth 1950-tës. Më pas e shitën këtë shtëpi dhe u zhvendosën tek ajo shtëpia tjetër që duket nga dritarja”, thotë Misha Haghani, i kompanisë së pronave të patundshme “Paramount Realty USA”.

Sot, shtëpia e parë e Donald Trump-it është sërish në treg. Në fundin e 2016-tës, kompania e zotit Haghani arriti ta shesë për 1 milionë e 400 mijë dollarë dhe e rishiti vetëm pas katër muajsh për 2 milionë dollarë. Në muajin shkurt të këtij viti shtëpia doli në treg me një çmim prej rreth 3 milionë dollarësh.

“Do më pëlqente shumë që ta blinte njëherë e mirë Presidenti Trump dhe ta ndalnim shitjen e saj”, thotë zoti Haghani.

Pronari aktual i shtëpisë kërkoi të mbetet anonim, por mendohet se nuk lidhje me Presidentin.

Në vitin 2017, pronari e vendosi shtëpinë në faqen e qerave Airbnb, me çmimin 725 dollarë nata. Megjithë emrin me të cilin lidhet shtëpia, turistët që qëndruan këtu u ankuan për vjetërsinë e saj dhe mosfunksionimin e duhur të sistemit hidraulik.

Është befasuese që pak nga fqinjët e dinë historinë e shtëpisë.

“Di se jetonte një njeri shumë i mirë më parë, por e shiti…”, thotë një banore e zonës.

“Ajo thotë se këtu banonte Presidenti Trump… Vërtet?”, shprehin habinë disa prej banorëve.

Por, disa prej vendasve e dinë historinë e vërtetë të shtëpisë dhe dinë se si ta trajtojnë.

“Shpresoj që të lihen pas mosmarrëveshjet dhe të mbetet në histori përgjithmonë se ai është president, si çdo president tjetër, dhe se shtëpia duhet të ruhet dhe të mbahet me kujdes”, thotë bilbiotekarja e shkollës, Barbara Paddock.

Fituesi i tenderit do të përfitojë një shtëpi me pesë dhoma gjumi, një tarracë të hapur, një vatër zjarri dhe një bibliotekë të madhe të mbushur me fotot e familjes së Presidentit Donald Trump dhe tekstet e fjalimeve të tij. /VoA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?