Kjo është ‘Shqiponja’ që e gjuajti me armë hoxhën e Mitrovicës (Foto)

Kjo është ‘Shqiponja’ që e gjuajti me armë hoxhën e Mitrovicës (Foto)

E dyshuara për zhvatje dhe kërcënim të hoxhës është Suzana Tahiri e njohur me nofkën “Shqiponja”. Në kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit të siguruar nga Insajderi, thuhet se: “E pandehura Suzana Tahiri ka pasur probleme shëndetësore, dhe para një kohe të caktuar ka shkuar tek hoxha Sead Bejta në mënyrë që kinse t’i […]

Në kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit të siguruar nga Insajderi, thuhet se: “E pandehura Suzana Tahiri ka pasur probleme shëndetësore, dhe para një kohe të caktuar ka shkuar tek hoxha Sead Bejta në mënyrë që kinse t’i ndihmojë që t’i tejkalojë problemet që kishte, tek hoxha ishte disa herë dhe më pas kanë hyrë në lidhje dashurie. Sead Bejta, hoxha ka dashur të ndërpres lidhjen me të, mirëpo e pandehura e ka kanosur përmes mesazheve në telefon mobil, duke i thënë se nuk do ta lë të qetë atë dhe familjen e tij, nëse ai nuk ia jep 10 mijë euro asaj”.

Sipas kësaj kërkese, hoxha i kishte dhënë shumën e kërkuar, por shantazhet nga e pandehura kishin vazhduar, deri më 5 nëntor kur ajo shkon në shtëpinë e tij në fshatin Zhabar të Ulët dhe aty shtie me armë zjarri.

Ajo ka pranuar të gjitha veprat me të cilat ngarkohet.

I dëmtuari, Sead Bejta ka pranuar se ka pasur kontakt me të pandehurën dhe se si ajo e ka shantazhuar dhe kanosur atë.

Armën të cilën Suzana Tahiri e ka përdorur, është gjetur në shtëpinë e saj dhe është konfiskuar, derisa në vendin e ngjarjes ishte gjetur një gëzhoje.

Por, kush është Suzana Tahiri?

Suzana Tahiri, ndryshet njihet edhe si modelja e “Shpisë së Kosovës”, një reality show i cili organizohej kohë më parë në vendin tonë. Pas, dalje nga shtëpia e vjetër Suzana thuhet se ka vazhduar karrierën e saj si modele, duke u angazhuar në sfilita, reklama e fotosesione të shumta.

Në një intervistë ajo kishte thënë se ëndrra e saj është të bëhet presidente e vendit.

Tahiri njihet si përkrahëse e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ka qenë edhe femra më e votuar në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Vushtrri, derisa ka mbajtur edhe postin e kryetares në nëndegën e PDK në fshatin Pantinë.

E me 7 gusht të këtij viti, ajo kishte ofruar dorëheqjen nga gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dorëheqja ime vjen si rezultat i rrjedhave të procesit zgjedhor në Degën e PDK-së në Vushtrri, veçanërisht të zgjedhjes së Kryesisë, ku shumë njerëz meritor mbeten pa hy në kryesi, duke i anashkaluar edhe shumë nëndegë dhe duke i zgjedhur kryesinë nga pak nëndegë”, kishte deklaruar ajo, shkruan Insajderi.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka kërkuar masën e paraburgimit për 28 vjeçare Suzana Tahiri, e cila para disa ditësh kishte shtënë me armë afër shtëpisë së hoxhës Sead Bejtës në Mitrovicë.

 

 

 

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya