Kjo është kosovarja që nervozoi Vuçiqin në Novi Sad

Kjo është kosovarja që nervozoi Vuçiqin në Novi Sad

Në Novi Sad të Serbisë, dje ka nisur konferenca vjetore Regional Youth Form, ngjarje kjo që do të zgjas deri më 24 të këtij muaji. Ky forum vjetor që bashkon rreth 200 liderë të rinj, orientohet drejt veprimit dhe shoqërisë aktive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët do të angazhohen në diskutime me politikbërësit […]

Ky forum vjetor që bashkon rreth 200 liderë të rinj, orientohet drejt veprimit dhe shoqërisë aktive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët do të angazhohen në diskutime me politikbërësit aktual dhe drejtuesit rajonal për tema dhe sfida të dukshme.

Kjo konferencë, organizohet nga Lëvizja Evropiane në Serbi -dega lokale Novi Sad dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike.

Duhet theksuar se në panelin kryesor me të ftuar presidentin serb Aleksander Vuçiç, presidentin e Sllovenisë Barut Pahor dhe Stevo Pendoravski president i Maqedonisë së Veriut, në një tryezë me ta ishte edhe Aulonë Memeti nga Kosova.

Ky diskutim ishte tejet i tensionuar, madje Memeti në shenjë protestë për shkak të mungesës së përkthimit stimultant në gjuhën shqipe, hapi fjalën duke iu drejtuar të pranishme në shqip, shkruan Indeksonline.

Ajo foli për rëndësinë e ndryshimit të narrativës, pranimin e së vërtetës dhe kërkim faljen, si kusht themelor për të vazhduar tutje.

“Përshëndetje të gjithëve, veçanërisht pjesëmarrësve shqipfolës. Tek sa po hyja në sallë për të filluar diskutimin në këtë panel u njoftova që nuk ka përkthim në gjuhën shqipe dhe mu kërkua që (vetëm unë) të flas anglisht dhe jo shqip. Meqë e konsidideroj të rëndësishme që politikanët prezent të dëgjojnë çfarë kam/kemi për të thënë, nga ky momentdo të vazhdoj diskutimin në anglisht.

Ne ende jetojmë në narrativën e para 30 vjetëve. Për me e ndryshu narrativën duhet me e ndryshu tregimin, e tregimi ndryshohet atëherë kur ndërmerrët diçka për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Andaj, duhët të pyesim vetën: a kemi bërë diçka për të ndryshu rrjedhen e ngjarjeve??”, tha ndër të tjera Memeti.

Ndërsa, fjalimi i Aulonës nervozoi presidentin serb, i cili theksoi se “ne kemi atdhe këtu për me fol për të ardhmen, e nëse vet po dëshironi me fol për të kaluarën, një gjë ta keni të qartë, se kurrë nuk do të pajtohemi”.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?