Këta janë ministra që mbetën jashtë Kuvendit

Këta janë ministra që mbetën jashtë Kuvendit

Një numër i madh i ministrave dhe zëvendëskryeministrave të Qeverisë Haradinaj nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e shtatë. Vetëm një nga katër zëvendëskryeministrat shqiptarë ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet. Enver Hoxhaj i PDK-së ka marrë 11157 […]

Vetëm një nga katër zëvendëskryeministrat shqiptarë ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet. Enver Hoxhaj i PDK-së ka marrë 11157 vota, që i mjaftuan të dilte i dhjeti në listën e deputetëve të kësaj partie. Edhe pse kishte më shumë vota se Hoxhaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ka arritur të bëhet deputet për shkak se koalicioni Nisma-AKR-PD s’ka kaluar pragun për t’u bërë subjekt parlamentar. Limaj ka marrë 26014 vota si kandidat për kryeministër nga ky koalicion. Numri dy i këtij koalicioni, Behgjet Pacolli, që ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, po ashtu do të mbetet jashtë Kuvendit. Ai ka marrë 10525 vota. Zëvendëskryeministri i katërt dhe ministri në largim i Diasporës, Dardan Gashi, nuk ishte pjesë e asnjë liste të kandidatëve për deputet.

Sa i përket ministrave që vinin nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha, që udhëheq me Ministrinë e Mbrojtjes, ka marrë 4972 vota, të pamjaftueshme për t’u renditur në 14 më të votuarit në koalicionin AAK-PSD për t’u bërë deputet. Në anën tjetër, ministri në largim i Infrastrukturës Pal Lekaj, nga AAK-ja ka marrë 10351 vota për të fituar edhe një herë mandatin e deputetit.

Për dallim nga ish-partnerët në koalicionin PAN, ministrat e PDK-së dolën më të suksesshëm. Nga PDK-ja, ministri më i votuar ishte Uran Ismajli i Shëndetësisë me 28250 vota. Bedri Hamza, ministri në largim i Financave ka marrë 15471 vota. Në PDK votat e mjaftueshme për deputetë i kanë marrë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me 13335 vota dhe Abelard Tahiri i Ministrisë së Drejtësisë me 14579 vota. Për dallim nga këta, vota s’ka marrë ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha. Ajo me 2993 vota s’arriti të futej në mesin e 25 kandidatëve më të votuar të PDK-së. Muzafer Shala i Inovacionit nuk ishte fare kandidat.

Edhe gjashtë ministra në largim nuk arritën të merrnin votat për t’u bërë deputetë. Skënder Reçica, Endrit Shala, Ekrem Mustafa, Valdrin Lluka e Fatmir Matoshi bashkë me partitë e tyre në koalicionin Nisma-AKR-PD mbetën jashtë Kuvendit. Në Kuvend s’ka hyrë as Shyqiri Bytyqi që ishte në Nisma, por që kaloi para zgjedhjeve në PSD. Nga këta ministra, më i votuari ishte Endrit Shala që udhëhiqte Ministrinë e Tregtisë. Ai mori 6819 vota. Matoshi që udhëhiqte me Ministrinë e Mjedisit mori 4280 vota. Skënder Reçica, ministër në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka marrë 3597 vota si anëtar i Nismës. Edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dështoi si pjesë e këtij koalicioni me 2851 vota. Shyqiri Bytyqi që udhëhiqte me Arsimin mori në total 2323 vota. Dështimi më i madh i takon Ekrem Mustafës, që edhe pse ishte ministër i Punëve të Brendshme, në total mori vetëm 774 vota.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?