Këta janë kandidatët e PDK-së që për herë të parë po bëhen deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të votave të kandidatëve të të gjitha partive për deputet. Partia Demokratike e Kosovës me rezultatin zgjedhor ka ftuar 25 ulëse në Kuvend. Më I votuari është kandidati i kësaj partie për kryeministër Kadri Veseli i cili ka marrë 146,763 vota, pasuar nga Uran Ismaili i cili […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të votave të kandidatëve të të gjitha partive për deputet.
Partia Demokratike e Kosovës me rezultatin zgjedhor ka ftuar 25 ulëse në Kuvend. Më I votuari është kandidati i kësaj partie për kryeministër Kadri Veseli i cili ka marrë 146,763 vota, pasuar nga Uran Ismaili i cili ka fituar 28,250 vota, raporton Perskopi.
I treti është Mërgim Lushtaku me 18, 539 vota.
Deputetët nga PDK të cilët për herë të parë do të jenë pjesë e legjislativit janë: Sejdi Hoxha i cili ka marrë 9,676 vota, Gazmend Bytyqi 9 119, Eliza Hoxha 9,303 vota, Ariana Musliu-Shoshi 8,831, Besa Ismaili Ahmeti 7,887 vota, Floretë Zejnullahu 7,046 vota dhe Valdete Idrizi 6,236. /Periskopi/
