Këta janë hapat deri te seanca konstituive pas rinumërimit të votave

Këta janë hapat deri te seanca konstituive pas rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) sot ka përfunduar rinumërimi i mbi 1 mijë e 400 vendvotimeve. Rezultatet pritet të publikohen të hënën, ndërkaq deri në certifikimin e tyre duhet ndjekur edhe disa procedura. Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati, ka treguar se çfarë do të ndodhë pas rinumërimit e deri në hapat e […]

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) sot ka përfunduar rinumërimi i mbi 1 mijë e 400 vendvotimeve.

Rezultatet pritet të publikohen të hënën, ndërkaq deri në certifikimin e tyre duhet ndjekur edhe disa procedura.

Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati, ka treguar se çfarë do të ndodhë pas rinumërimit e deri në hapat e formimit të legjislatura së VII-të.

Murati ka treguar se nëse ndonjëra prej partive do të paraqesë ankesë, ajo do të trajtohet brenda 24 orëve.

Megjithëse ai thotë se pas rinumërimit do të ketë më pak mundësi për ankesa.

“Pas rinumërimit, KQZ shpall rezultatet përfundimtare, të cilat më pas certifikohen dhe kështu përmbyllet procesi i numërimit. Subjektet politike dhe kandidatët mund të sfidojnë edhe njëherë, ndonëse tani pas rinumërimit do të këtë me pak mundësi për ndonjë ankesë eventuale. Pas trajtimit të ankesave potenciale brenda 24 orëve, rezultatet certifikohen, shpallen zyrtarisht dhe kësisoj hapet rruga për thirrjen e seancës konstituive për legjislaturën e shtatë, e cila duhet të thirret 30 ditë pas certifikimit të rezultateve”, ka deklaruar Murati për Express.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë e para me rreth 25 për qind të votave pasuar nga LDK’ja e Isa Mustafës, duke lënë pas vetes PDK-në e Kadri Veselit, i cili pas shpalljes së rezultateve doli në një konferencë për media ku edhe e pranoi humbjen. AAK-ja e Haradinajt në koalicion me PSD-në e Shpend Ahmetit u renditën në vendin e katërt në këto zgjedhje

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor, por, nga rinumërimi i cili ka zgjatur 12 ditë dhe ka përfunduar sot, zyrtarë të kësaj partie kanë deklaruar se e kanë kaluar pragun zgjedhor për 30 vota.

Ndërkaq para se KQZ-ja të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, fillimisht duhet të marrë konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme që nuk ka ndonjë çështje që është në shqyrtim.

Rezultatet pas këtij procesi do të publikohen në web-faqen e KQZ-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?