Këshilltari i Kadri Veselit nga Tirana përqesh kafenetë në Prishtinë: Janë copy-paste

Këshilltari i Kadri Veselit, kryetarit të PDK-së, dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adri Nurellari ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me stilin e kafeneve në Prishtinë. Ai shkruan se këto kafene janë bërë nga brenda si shtëpitë tona, dhe se vështirë gjen lokale në Prishtinë që nuk janë pjesë […]
Ai shkruan se këto kafene janë bërë nga brenda si shtëpitë tona, dhe se vështirë gjen lokale në Prishtinë që nuk janë pjesë e këtij konformiteti stilistik, pra që nuk kanë mobilje shtëpie si kolltuku, biblioteka apo oxhaku.”
Nurellari duket se kërkon ambiente publike më sociale, e të cilat nuk ngjasojnë me shtëpitë tona, përcjell Periskopi.
“Ndonjë lokal mbase mund ta ketë këtë arredim për të dhënë njëfarë atmosfere ngrohtësie por jo shumica kështu copy-paste. Njeriu i shkretë kur vendos që të dalë jashtë me të afërm e shoqëri, nuk do të iki nga shtëpia për të shkuar në një shtëpi tjetër. Zakonisht, ka ndër mend të shkoj në një ambient publik të përshtatur për më shumë njerëz e aktivitet social.” – vazhdon më tej, ai.
Kujtojmë që së fundi kafenetë e rrugës Qamil Hoxha dhe ato të rrugës Rexhep Luci në Prishtinë kanë vendosur që të rrisin çmimin e kafeve nga 80 cent në 1 euro.
Nurellarit duket se nuk i ka pëlqyer një ndryshim i tillë i çmimit./Periskopi













