Këshilltari i Kadri Veselit: Albin Kurti nuk i njeh rezultatet kur humb dhe i bishtnon kur fiton

Avni Bytyçi, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka akuzuar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen për vonesat që po i shkakton në formimin e institucioneve të reja duke u ankuar dhe duke ikur nga përgjegjësitë që ka para qytetarëve. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje edhe kur fiton sillet si humbëse. ”Në demokraci nuk ka […]
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje edhe kur fiton sillet si humbëse. ”Në demokraci nuk ka diktat, as dhunë dhe presion në procesin zgjedhor. Albini në rolin e autokratit, që nuk pranon rezultat sa herë që humb dhe i bishtnon marrjes së përgjegjësisë edhe kur fiton. Bënë çmos që ta zvarrisë këtë proces. Pse? Siç duket nuk qenka e lehtë formimi i Qeverisë, as ndarja e pushtetit me “hajnat” e LDK-së, siç i quan Albin Kurti”, ka thënë Bytyçi përmes një reagimi në Facebook.
Reagimi i plotë i Avni Bytyçit:
Vonesat në certifikimin e rezultatit zgjedhor të shkaktuar nga ankesat e panevojshme të LVV janë absurde, të panveojshme dhe të dëmshme për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje edhe kur fiton sillet si humbëse. Në demokraci nuk ka diktat, as dhunë dhe presion në procesin zgjedhor. Albini në rolin e autokratit, që nuk pranon rezultat sa herë që humb dhe i bishtnon marrjes së përgjegjësisë edhe kur fiton. Bënë çmos që ta zvarrisë këtë proces. Pse? Siç duket nuk qenka e lehtë formimi i Qeverisë, as ndarja e pushtetit me “hajnat” e LDK-së, siç i quan Albin Kurti. U bënë gati dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, dhe ende po numërohet. LVV për një grusht vota nga Serbia e diaspora që kanë ardhur pothuajase një muaj me vonesë, po e dëmton procesin më të rëndësishëm demokratik, at të zgjedhjeve. E mira e demokracisë është se ajo të mundëson t’i fitosh zgjedhjet, por të zhveshë ashtu siç je perballë përgjegjësisë institucionale.












