Këshilla si ta arrini qetësinë mendore

Këshilla si ta arrini qetësinë mendore

Një mendje e qetë e shikon botën më qartë dhe nga një këndvështrim më i gjerë. Në këtë dimension në të cilin mbretëron reflektimi dhe kontrolli emocional, ne mund të lëmë mënjanë mendimet e ankthit ose irracionale, për të marrë vendime më të mira Mendja e qetë është e përqendruar dhe, mbi të gjitha, e […]

Mendja e qetë është e përqendruar dhe, mbi të gjitha, e disiplinuar. Në kohërat e sotme, ku mbretëron ndjekja e shumë gjërave njëherësh, bëhet privilegj të arrihet ai ekuilibër i brendshëm, ku mendimet, emocionet dhe sjelljet janë në harmoni të plotë dhe të përqendruara në atë që ka rëndësi.

Shiba Yoshimasa, një gjeneral japonez i shekullit të 14-të, thoshte se cilësia më e rëndësishme e çdo luftëtari ose samurai është të qetësojë mendjen për të kuptuar më mirë kundërshtarin. Këto ide kanë qenë gjithmonë një burim frymëzimi, por ne e dimë gjithashtu se nuk është aspak e lehtë të stërvitim mendjen në këtë dimension, në të cilin mbretëron kontrolli emocional, aftësia për reflektim dhe paqja e brendshme.

Nuk mungojnë këshillat e mira, libra që na mësojnë të stërvitim vëmendjen, natyrisht, disiplina të tilla si ndërgjegjja që e bëjnë meditimin strategjinë ideale për të edukuar një mendje nervoze.

Por jo të gjithë e shohin të dobishme këtë qasje dhe kjo vjen kryesisht për faktin se modelet tona të mendimit nuk ndryshojnë aq kollaj; nuk është e thjeshtë t’i vësh frena një mendjeje që është mësuar të ecë edhe më shpejt se sa vetë jeta.

Sidoqoftë, me kohën dhe gjetjen e strategjisë që i përshtatet më së miri nevojave tona, ne mund të arrijmë një mendje më të qetë që është në gjendje të projektojë drejt mirëqenies personale.

“Një mendje e qetë sjell forcë të brendshme dhe vetëbesim, kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të gëzosh shëndet të mirë.” -Dalai Lama-

Mendje e qetë, mendje e qartë

Në filozofinë Budiste ekziston një koncept shumë interesant, përkatësisht ai i mendjes majmun. Ky term i referohet një gjendje mendore të shqetësuar, të padisiplinuar dhe madje edhe të dëshpëruar, që hidhet nga dega në degë në pyllin e mendimeve, dhe që humbet në shqetësimet e veta, që kapet pas egos dhe nuk është në gjendje të shohë se çfarë është vërtet e rëndësishme.

Strategjia për shndërrimin e mendjes majmun në një mendje të qetë është ta bësh atë të zbresë nga pemët e pyllit të brengave, për të vendosur këmbët fort në tokë. Vetëm atëherë, me këmbët e ngulura në tokë, ajo do të ketë më shumë kontroll dhe gjerësi perspektive. Ky është momenti në të cilin arrihet ekuilibri dhe siguria e brendshme, ku shfaqet krijimtaria, reflektimi dhe kontrolli i domosdoshëm për të bërë zgjedhje më të mira. Ja se çfarë duhet për të patur një mendje të qetë dhe si të punojmë në secilin nga këto aspekte.

Një mendje e qetë e trajton më mirë ankthin

Doktor Peter Roy-Byrne, mjeku kryesor i psikiatrisë në Universitetin e Uashingtonit, thotë diçka shumë të rëndësishme: çrregullimet e ankthit janë më të zakonshme se depresioni dhe shpesh janë po aq paralizuese.

Ankthi është ai shoku i bezdisur i udhëtimit që vjen dhe shkon në jetën tonë; një armik me të cilin mund të përballemi duke stërvitur mendjen për t’u qetësuar dhe ndërgjegjësuar.

Kështu, pasi vëmendja mendore të jetë në gjendje të përqendrohet në rëndësinë e momentit, duke qetësuar emocionet negative dhe duke heshtur mendimet intruzive, fillon të shfaqet qetësia.

Vendosni distancën e duhur midis jush dhe asaj që ndodh rreth jush

Mendjet majmun ose mendjet e pushtuara prej ankthit kanë një aftësi të çuditshme. Ato janë të ndikuar intensivisht dhe në mënyrë të pashmangshme nga gjithçka që ndodh rreth tyre. Pavarësisht se sa e parëndësishme është ngjarja, gjithçka do të përfundojë të zmadhohet dhe do të rrezikojë gjendjen e mirëqenies.

Mendjet e qeta, nga ana tjetër, kanë virtyte të jashtëzakonshme. Ato janë në gjendje të distancohen, të vendosin një filtër mbrojtës. Për shkak se shikojnë rrethinat e tyre me më shumë qetësi, ato arrijnë të kontrollojnë më mirë atë që shfaqet, për ta menaxhuar dhe të kontrollojnë efektin e saj.

Qetësia e brendshme dhe kontrolli emocional

Një mendje e përqendruar dhe e qetë është një mendje që ka mësuar të menaxhojë emocionet, aq sa të arrijë të fsheh ankthin dhe frikërat; një mendje e qetë është në gjendje të menaxhojë në mënyrë efektive këto universe të brendshme. Ajo ka mësuar të kuptojë frikën e vet, të kuptojë se ankthi është pjesë e jetës dhe se është më mirë ta mbash atë nën kontroll.

Përballini sfidat me qetësi dhe guxim

Kur esenca jonë e brendshme bllokohet në rrjetën e stresit dhe ankthit, ne nuk veprojmë, ne thjesht reagojmë ndaj gjërave. Ne jemi si një gjethe e mbartur nga era që nuk ka kontroll mbi lëvizjet e saj dhe përfundon duke u përplasur sa andej këtej. E gjithë kjo, pa dyshim, nuk i ndodh një mendjeje të qetë.

Në të zë vend reflektimi, nuk vepron sipas instinktit, por shikon botën nga një këndvështrim më i gjerë dhe është proaktive. Ajo rrallë kapet e papërgatitur nga stuhitë, sepse i sheh të vijnë, sepse është e guximshme dhe nuk heziton të përballet me sfidat.

Një mendje e qetë merr vendime më të mira

Nuk është kombësia, gjuha ose kultura që na përkufizojnë si qenie njerëzore, por vendimet që marrim në çdo moment. Mënyra më e mirë për të zhvilluar një kontroll më të madh mbi veprimet tona është pra të mësojmë t’ia fillojmë nga qetësia mendore.

Në këtë dhomë të heshtur qëndron besimi, rregulli, zëri i përvojës i përzier me intuitën. Është këtu që secili prej nesh mund të marrë vendime që do të udhëheqin me sukses rrjedhën e jetës sonë.

Për të përfunduar, psikologu Daniel Kahneman thotë se përtej asaj se si ndjehemi në një moment të caktuar, është thelbësore që gjithmonë të veprojmë me qetësi. Le të kujtojmë se qetësia nuk lind vetvetiu, por duhet të stërvitet, favorizohet dhe zotërohet përmes kontrollit të emocioneve dhe mendimeve tona, në çdo kohë. (Revista Psikologjia)

 

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar