Kelmendi: Jam i bindun që miku im Kadri Veseli, ka me dalë fitues nga debati në Hagë

Kelmendi: Jam i bindun që miku im Kadri Veseli, ka me dalë fitues nga debati në Hagë

Publicisti Migjen Kelmendi që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar ftesën për intervistim që i është bërë kreut të këtij subjekti politik nga Gjykata Speciale. Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook thekson se Specialen duhet kuptuar si një hapësirë debatuese ku Kadri Veseli dhe të tjerë që kanë pranuar […]

Publicisti Migjen Kelmendi që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar ftesën për intervistim që i është bërë kreut të këtij subjekti politik nga Gjykata Speciale.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook thekson se Specialen duhet kuptuar si një hapësirë debatuese ku Kadri Veseli dhe të tjerë që kanë pranuar ftesa do të jenë debatuesit dhe argumentuesit më të fuqishëm atje, transmeton Klan Kosova.

Sipas Kelmendit, Veseli me shembullin e guximit dhe heroizimit të tij do të dëshmojë se lufta që ka bërë Ushtria Çlirimtare ka qenë dhe mbetet çlirimtare.

Ai shprehet i bindur se Veseli do të dalë fites nga Haga dhe ndër tjera shton se ”debatet dhe dramat e mëdhaja janë për njerëz të mëdhej”.

Shkrimi i plotë:

Debati i munguem, qe do t’i kushtohej domethanies historike te shfaqjes se formacionit ushtarak “Ushtria Çlirimtare e Kosoves” per lirine e Kosoves dhe per krejt kete realitet demokratik e shtetnor qe sot po e gezojme, po na zhvillohet ne menyre dramatike dhe te imponueme sot permes Gjykates Speciale.
Jam mundue me imponue kete debat permes Gazetes Java, gjate viteve 2001-2008, por kisha sugjerime edhe nga liderat ma te nalte te UÇK, qe asht nji debat delikat, i cili nuk mundet me u ba pa u implikue edhe figura e ish presidentit Ibrahim Rugova, dhe prandaj sugjerohesha qe te evitohet. (Rugova nuk ka besue ne lufte dhe ka qene skeptik ne momentin e shfaqjes se UÇK’s, po e them shkurt). Natyrisht, qe debati kishte me i hape edhe çashtjet e sjelljeve te pahijshme dhe tuafe te ndonji komandanti e pjesetari, i cili nen emnin “Ushtria Çlirimtare e Kosoves”, ka realizue ambicie vetanake. Kjo u pa edhe mbas lufte, ku na u krijue ajo qe e quejta ‘kultura e komandantave’, qe filluen me u sjell a thue se na ju kena borxh lirine personalisht atyne (sic!).

Gjate fushtes per zgjedhjet nacionale, u perpoqa me kontekstualizue nevojen e thyemjes se asaj qe e kam quejt ‘paqja millosheviqiane’, ose ‘shteti i friges’, qe e kishte instalue Slobodan Milosevic gjate viteve ’90, qe shfaqja dhe lufta e formacionit ushtarak UÇK i deplasoi dhe i demaskoi ne tane vertetesine e tyne si – pushtim.

Me kalimin nga situata e ‘paqes’ (ju kujtoj fjaline e famshme te Milosevic – “Mir vlada na Kosovu”), ne nji situate konflikti te imponuem nga dhuna, her e kamuflueme e her eksplicite, e aparatit policor e ushtarak te Serbise, hapi rrugen per intervenimin e faktorit nderkombetar dhe nevojen e adresimit te ketij konflikti, tashti mes formacionit ushtarak UÇK dhe aparatit militiar te Serbise, permes nji Konference Nderkombetare, si ajo qe u mbajt ne Rambouillet, me 6 Fror 1999.

Le ta kuptojme hapsinen e Gjykates Speciale si nji hapsine debatuese, ku Kadri Veseli dhe shume tjere te ftuem, kane me qene debatuesit dhe argumentuesit e fuqishem te cilet, si Kadri Veseli, me shembullin e guximit dhe heroizmit te tij personal, ka me deshmue se lufta qe bani UÇK ka qene dhe mbetet – çlirimtare!

Ka qene lufte e imponueme nga dhuna me te cilen ju pergjegj Serbia kerkesave legjitime te popullit shqiptar ne Kosove.

Jam i bindun qe miku im, Kadri Veseli, ka me dale fitues nga ky debat!

Zaten, debatet dhe dramat e medhaja jane per njerez te medhej.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?