Kaos në stadiumin e Durrësit, ndihmat po vidhen

Kaos në stadiumin e Durrësit, ndihmat po vidhen

Situata në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës vijon  të jetë tejet e çorganizuar. Janë rreth 3000 banorë që kanë gjetur strehë në çadrat e ngritura në stadium. Nata ka kaluar në kushte shumë të vështira për disa prej tyre. Ka mungesë çadrash por edhe abuzime në mënyrën e shpërndarjes së ushqimeve. “Duhet të ketë verifikim […]

Janë rreth 3000 banorë që kanë gjetur strehë në çadrat e ngritura në stadium.

Nata ka kaluar në kushte shumë të vështira për disa prej tyre. Ka mungesë çadrash por edhe abuzime në mënyrën e shpërndarjes së ushqimeve.

“Duhet të ketë verifikim të qytetarëve që janë banorë të këtij kampi, një hyn dhe një del. Vinë marrin ndihma dhe largohen. Autoritetet janë të shqetësuar. Pata komunikim me disa biznesemenë, më thanë se po vimë të sjellim ndihma por kemi dëgjuar që po vidhen. Ka pasur një tërheqje nga ana e këtyre biznesmenëve, është për të ardhur keq. Një abuzim i panevojshëm. Nëse hyjnë njerëz të paverifikuar në kamp është e pamundur për të mbajtur në kontroll këtë situata kaotike. Duhet të hyjnë me karta identiteti ata që janë banorë të kampit.Në mëngjes pashë sesi njerëzit vinin dhe merrnin ndihma me karroca dhe largoheshin në shtëpitë e tyre” raportoi Leonidha Musaj.

Abuzimet janë si nga ana e banorëve që po tentojnë të përfitojnë të mira materiale persona të ndryshëm që sjellin donacione, por edhe nga vetë personat që shpërndajnë këto ndihma.

“Ndihmat po vidhen masivisht nga  banorët, por edhe ata që po merren me shperndarjen e tyre. Ka forca të shumta vullnetare që po kontribuojnë por nuk ka një organizim si duhet. I takon bashkisë së Durrësit të merret me organizimin” raportoi gazetari i Rtv Ora News.

Autoritetet janë të dorëzuara deri diku, kryebashkiakja Sako në një komunikim që pati me gazetarin Leonidha Musaj është shprehur se është e pamundur të bëjnë më shumë sesa kaq në të tilla rrethana.

“Jemi shumë të frikësuar. Banesa është  dëmtuar, nuk kemi besë të rrimë aty dhe ndaj kemi ardhur.Këtu do të rrimë se nuk kemi ku të shkojmë” tha një banore.

“Ftohtë është, me fëmijë të vegjël. Jemi 6 persona, çadër nuk kemi, as enë asgjë. Nuk vinë te ne as për ushqime, as për ndihmë. Po rrimë në këmbë. Nuk po na sjellin çadër. Kemi frikë të rrimë në shtëpi, as për të marrë rroba. Fëmijët u torturuan, pa gjumë, kanë frikë. Kërkojmë strehim” u shpreh një banore tjetër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?