Kamenica ndan 2 mijë euro për Shqipërinë

Komuna e Kamenicës ka ndarë 2 mijë euro për të ndihmuar qytetarët në Shqipëri që u goditën nga tërmeti. Kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati tha se vendimin e mori përkundër buxhetit të vogël që kanë, njofton Klan Kosova. Ai gjithashtu ka njoftuar se kanë themeluar shtabin për solidaritet për të grumbulluar ndihma dhe dërguar […]
Kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati tha se vendimin e mori përkundër buxhetit të vogël që kanë, njofton Klan Kosova.
Ai gjithashtu ka njoftuar se kanë themeluar shtabin për solidaritet për të grumbulluar ndihma dhe dërguar në Shqipëri.
Ja postimi i plotë i Kastratit:
Pavarësisht buxhetit të vogël që kemi, Komuna e Kamenicës ka ndarë 2 mijë euro për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë.
Përpos kësaj, kam marrë vendim për themelimin e shtabit për solidaritet, që do ta udhëheqë aksionin për mbledhjen e ndihmave humanitare dhe dërgimin e tyre në Republikën e Shqipërisë.
Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi dhe duan të solidarizohen, veçanërisht bizneset e komunës të ofrojnë ndihmë financiare, pako ushqimore dhe materiale tjera (rroba, batanije), t’i sjellin në objektin e Komunës së Kamenicës nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
Për informacione shtesë kontaktoni në numrin 045877260.












