Ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave që lindin parakohe

Ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave që lindin parakohe

Shoqata e Neonatologëve të Kosovës ka shënuar Ditën Botërore të Prematurëve apo të porsalindurve me ç’rast u tha se ndër vite ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave që lindin parakohe. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismajli tha se kujdesi për shëndetin e fëmijëve mbetet prioritet në shoqërinë kosovare, prandaj, ai këtë rrugë tha se […]

Shoqata e Neonatologëve të Kosovës ka shënuar Ditën Botërore të Prematurëve apo të porsalindurve me ç’rast u tha se ndër vite ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave që lindin parakohe.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismajli tha se kujdesi për shëndetin e fëmijëve mbetet prioritet në shoqërinë kosovare, prandaj, ai këtë rrugë tha se e sheh nëpërmjet përkrahjes nga institucionet për reformat shëndetësore.

Ismajli tha se gjatë dy viteve sa ishte ministër i këtij dikasteri, ka ofruar mbështetje për këtë fushë, derisa tha se tani si deputet nga radhët e PDK-së, do ofrojë tutje përkrahje për zgjedhjen e problemeve në shëndetësinë kosovare.

Ismajli: Duhet vullnet politik për reformat që dëshironi t’i arrini në shëndetësi

“Është arritur që vdekshmëria të ulet në një masë tejet tejet të madhe, a është e ulur në masën që ne dëshirojmë natyrisht që jo, mirëpo prapë se prapë duhet t’i gëzohemi atij procesi të cilin e kemi arritur…Ruajtja e shëndetit të fëmijëve mbetet ende prioritet i jonë dhe kur them prioritet i jonë nuk po them si klasë politike por prioritet i joni si shoqëri dhe ashtu duhet ta shohim si interes kombëtar si dëshirë tonën të madhe që të ndihmojmë. Gjatë këtyre dy viteve të Ministrisë së Shëndetësisë jemi mundur t’i shtojmë investimet që të japim përkrahje më të madhe, por edhe ajo kur sot e shoh më duket se nuk ka qenë boll…Nevojitet të ketë edhe vullnet politik duhet të ketë vullnet politik që reformat që ju dëshironi t’i arrini të jenë të mbështetura”, tha Ismajli.

Kryetarja e Shoqatës së Neonatologëve të Kosovës, Burbuqe Skenderi tha se përmes kësaj konference po tentohet të rritet ndërgjegjësimi dhe edukimi për sfidat me të cilat ballafaqohen fëmijët prematur e të cilat janë në rritje e sipër dita ditës.

Sipas saj, krahasuar me vitin 2000, ku vdekshmëria e  foshnjave ka preku rreth 30 përqind të fëmijëve, tani në vitin 2018 ka rënie në 8.1 për qind.

Skenderi: Ka zvogëlim të mortalitetit neonatal

“Vetëm gjatë vitit 2018 nën përkujdesen tonë ishin 22 mijë e 761 të porsalindur sa ishte numri i lindjeve të gjalla në Kosovë. Arritëm që brenda këtyre viteve të zvogëlojmë mortalitetin neonatal nga 31 promil sa rezultoi në vitin 2000, në 8.1 promil në vitin 2018 me tendencë që ende të lëvizin këta kufij dhe t’u afrohemi vendeve të rajonit. Sot neonatologjia kosovare në vete ka 56 specialistë në neonatologji”, tha ajo.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci tha se kjo klinikë ofron shërbime sekondare dhe terciare, ashtu siç e parasheh statusi i Shërbimit Spitalor.

Sipas tij, Klinika e Neonatologjisë si sfidë me të cilën ballafaqohet ka edhe lindjet  e parakohshme për çka kërkoi mbështetje institucionale për rehabilitim dhe trajtim e këtyre foshnjave.

Gojnovci: Prematuriteti sfidë e madhe

“Këto shërbime shëndetësore afrohen për 11 mijë e 500 foshnje të lindura në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike dhe ato foshnje  që lindin në spitalin regjional të Kosovës dhe referohen në Klinikën e Neonatologjisë. 1 mijë e 780 foshnje trajtohen në kujdesin intensiv të klinikës së Neonatologjisë, 340 nga këto në ventilim mekanik, 850 në simpakt nazal. Patologjitë më të shpeshta që trajtohen në kujdesin intensiv janë asfiksoni, infeksionet intra spitalore, anomalitë dhe patologjitë tjera. Ndër problematike kryesore shëndetësore të Klinikës së Neonatologjisë si i vetmi shërbim i kësaj lëmije është prematuriteti, prandaj ne jo rastësisht kemi zgjedhur që me anë të kësaj konference ditën e foshnjave premature se dihet se prematuritet është një ndër sfidat më të mëdha”, tha Gojnovci.

Gjatë kësaj konference ndërkombëtare të organizuar nga Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, e cila do zgjas edhe gjatë ditës së nesërme u nderua me mirënjohje dhe neonatologu, Mujë Shala.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?