Ka dy javë që s’po testohen kandidatët për patentë-shoferë

Ka dy javë që s’po testohen kandidatët për patentë-shoferë

Ka rreth dy javë që asnjë kandidat nuk i është nënshtruar testimit praktik për marrjen e patentë-shoferit. Instruktorët e auto-shkollave thonë se u është thënë se arsyeja e mosmbajtjes së provimit, është mungesa e zyrtarëve ekzaminues. Tutje, ata thonë se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar se deri kur u duhet të përballen me këtë gjendje, […]

Tutje, ata thonë se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar se deri kur u duhet të përballen me këtë gjendje, raporton KTV.

E për këtë çështje, edhe bizneset në të cilat kryhen pagesat e paraqitjes së provimit, po ankohen për dëmtim.

Nga Ministria e Infrastrukturës javë më parë kishin deklaruar se e gjithë kjo ka ndodhur shkaku i mungesën së ekzaminuesve, që u ka skaduar vendimi dhe me Ligjin e ri për Zyrtarët Publikë, ka pasur paqartësi.

E në një përgjigje tjetër me shkrim, kjo Ministri thotë se po bën lëvizjen e ekzaminuesve, të cilët kanë ende kontratë, pasi që kjo ka qenë mundësi e vetme për të mos e bllokuar krejtësisht sistemin e testimit duke shtuar se janë duke u angazhuar që këtë problem ta zgjidhin sa më parë.

“Në këtë situatë duhet të mendohet një solucion ndërmjet Ligjit të ri nr.06/L–114 për zyrtarët publikë dhe Udhëzimit Administrativ me Nr. 08/2016, që të mund të angazhohen pyetësit në mbështetje edhe të dispozitave të Ligjit të ri për zyrtarët publik, e ku në të kaluarën janë angazhuar sipas nenit 12 të Ligjit të Shërbimit Civil nr. 03/L-149 Marrëveshje për shërbime të veçanta. Për momentin, për të mos u bllokuar komplet sistemi i testimit të kandidatëve, në bashkëpunim me koordinatorët e njësive, po bëjmë lëvizjen ditore të pyetësve aktiv, si mundësi e vetme për të mos e bllokuar totalisht sistemin e testimit. Jemi të angazhuar që së shpejti të gjejmë zgjidhjen së bashku me Ministrinë e Administratës Publike (MAP), për të vazhduar normalizimin e punës së mbajtjes së provimeve për patentë-shofer”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Infrastrukturës.

Por ekspertë të komunikacionit thonë se kjo është e padrejtë ndaj kandidatëve dhe se Ministria, përzgjedhjen e personave për këto pozita e ka kthyer në politike.

Muaj më parë Policia e Kosovës kishte zhvilluar një aksion, me ç’rast u arrestuan rreth 23 persona, në mesin e tyre edhe ekzaminues, që dyshoheshin për keqpërdorime me patentë-shoferë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?