Jasharaj për Periskopin: Nëse rrogat s’dalin me rritje në dhjetor, hyjmë në grevë

Nëse rroga e muajit dhjetor nuk do të dalë me rritje sipas Ligjit për Paga, atëherë Shëndetësia, Arsimi dhe Policia e Kosovës do të hyjnë në grevë të përgjithshme. Kështu ka paralajmëruar Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj. SBASHK, nëpërmjet një kumtese kishte bërë të ditur se gjatë ditës […]
Kështu ka paralajmëruar Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.
SBASHK, nëpërmjet një kumtese kishte bërë të ditur se gjatë ditës së sotme së bashku me kryetarët e Federatës së Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK si dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës-SPK janë takuar me Avokatin e Popullit.
Në këtë takim ata kanë kërkuar nga Hilmi Jashari që të qartësohet situata në lidhje me Ligjin e Pagave, meqenëse ky i fundit do ta dëgoj ligjin për Shërbyesit Civilë në Kushtetuese dhe besojnë se e njëjta mund të ndodh edhe me Ligjin për Paga.
Jasharaj, në një prononcim për Periskopin, thotë se kërkuan llogari nga Avokati i Popullit për këtë çështje.
‘’Ne u takuam sot me Avokatin e Popullit dhe i treguam se po flitet se Ligji për Paga nuk do të implementohet në muajin dhjetor. Mësimdhënësit janë duke e pritur pagën me ndryshim, do të thotë sipas ligjit, dhe nëse nuk ndodh ne do të ju pëgjigjemi me grevë sepse institucionet kanë pas kohë 9 muaj që të merren me këtë çështje. Nëse ligji nuk do të zbatohet, atëherë i bie se dikush është tallur me popullin’’, përfundon Jasharaj.
Sipas Ligjit të ri, paga mujore më e ulët është ajo e shtëpiakut prej 322 euro, 621 euro është paga e mësimdhënësve të shkollës se mesme, profesori i universitetit do të marrë 1 505 euro, kryeprokurori 1 912 euro, kryeministri 2151 dhe presidenti i Kosovës nga muaji dhjetor do të marrë pagën mujore në vlerë prej 2390 eurosh.
Kujtojmë se Ligji për Paga është miratuar në shkurt të këtij viti, kurse ka hyrë në fuqi më 2 nëntor të këtij viti./Periskopi/Zana Rugova/












