Ja se si Gjykata Speciale bëri bashkë VV-në dhe LDK-në edhe në vitin 2017

Me 23 dhjetor të vitit 2017 partnerët e atëhershëm qeverisës PDK-AAK-Nisma të njohur si PAN, kishin mbledhur 43 nënshkrime të deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por kjo nismë dështoi për faktin se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK bojkotuan mbledhjen e Kuvendit, shkruan Periskopi. 43 deputetë kishin mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme […]
43 deputetë kishin mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme ku do të votohej për shfuqizimin e kësaj gjykate. Thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme i kishte paraprirë një peticion i nisur nga Shoqatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) Megjithatë, më 23 dhjetor kishte dështuar mbajtja e kësaj seance, për faktin që VV dhe LDK e bojkotuan mbledhjen e Kryesisë, duke pamundësuar kuorumin, dhe kësisoj thirrjen e seancës.
Ndërsa këtyre ditëve kur janë shpeshtuar ftesat nga Specialja, janë ngjallur reagime rreth kësaj gjykate.
Albin Kurti, i cili është kryeministër në ardhje, sa ishte në opozitë ishte shumë i ashpër ndaj themelimit të Gjykatës Speciale. Ai thoshte se nëse Vetëvendosje kur të vjen në pushtet, nuk do t’i dorëzonte ish-luftëtarët në Hagë dhe se do ta shfuqizonte Gjykatën Speciale.
Mirëpo, ditëve të fundit kur janë shpeshtuar thirrjet e komandantëve dhe ish luftëtarëve të UÇK-së, Albin Kurti ka zgjedhur heshtjen.
Kurti ka heshtur edhe ndaj ftesës që i është bërë nga Gjykata Speciale, edhe njërit ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, si dhe kandidatit tjetër nga LVV-ja, Gani Krasniqi.
Kujtojmë se për Gjykatën Speciale është diskutuar edhe në grupet punuese të LVV’së dhe LDK’së ku është gjetur pajtueshmëri që kjo gjykatë të vazhdojë punën e saj, duke nënkuptuar që VV dhe Albin Kurti kanë hequr dorë nga zhbërja e saj dhe nga qëndrimet e dikurshme të tyre./Periskopi/












