Ja sa kosovarë jetojnë në Zvicër

Ja sa kosovarë jetojnë në Zvicër

Kosovarët janë në vendin e pestë, ose përbëjnë 5.2% nga masa prej mbi 2 milionë të huajsh. Ndërsa as kjo statistikë nuk e përfshin kategorinë e shqiptarëve në kuptimin etnik Zvicra kalon përfundimisht shifrën prej 8 milionë e gjysmë banorëve. Saktësisht 8.544.527 banorë kanë jetuar në Zvicër në fund të vitit 2018. Pjesëmarrja e banorëve […]

Zvicra kalon përfundimisht shifrën prej 8 milionë e gjysmë banorëve. Saktësisht 8.544.527 banorë kanë jetuar në Zvicër në fund të vitit 2018. Pjesëmarrja e banorëve me pasaportë jozvicerane në këtë numër ka qenë 25.1%, më e larta, krahasuar me shtetet që e rrethojnë Zvicrën.

Në vitin 1970 në Zvicrën që numëronte 6.3 milionë banorë, jetonin një milion të huaj, ndërsa në fund të votit 2018, ishin më shumë se 2 milionë banorë me shtetësi të huaj. Këto dhe shifra të tjera zbulon publikimi “Popullsia e Zvicrës 2018”, i prezantuar sot nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), shkruan albinfo.ch.

Ky publikim merret edhe me përqidnjen e të huajve, me moshën mesatare të zviceranëve, moshën kur ata/ato martohen, jetëgjatësinë e rritur dukshëm ndër vite etj.

Sipas BFS, përqindjen më të madhe të të huajve në Zvicër e përbëjnë italianët me 15%. Pak pas tyre, me 14.3% vijnë gjermanët dhe të tretët për nga numri, me 12.3%, janë portugezët. Francezët përbëjnë 6.3% të të huajve në Zvicër, ndërsa kosovarët janë në vendin e pestë, ose 5.2%. Sikurse edhe më parë, duhet theksuar atë që statistikat zyrtare prej 5.2% ka të bëjë me shtetasit e Kosovës, pra ata që kanë pasaportë kosovare.

Sigurisht shumica dërmuese e tyre janë shqiptarë të Kosovës, por ka edhe një numër të vogël shtetasish të Kosovës me përkatësi etnike serbe, turke, boshnjake, rome etj.

Nga ana tjetër, statistika nuk e përfshin kategorinë e shqiptarëve në kuptimin etnik, shkruan albinfo.ch. Është e qartë se po të llogariteshin nga statistika zyrtare, në një kategori të njëjtë  të gjithë personat që identifikojnë veten si shqiptarë, shifra do të ishte shumë më e madhe se kjo, dhe përqindja, po ashtu.

Publikimi zbulon edhe preferencat martesore të zviceranëve/zviceraneve kur bëhet fjalë për lidhjet me shtetas të huaj. 35% të martesave në Zvicër janë të përziera në kuptim të nacionaliteteve. Në shumicën e rasteve burrat janë zviceranë dhe gratë, të huaja, përcjell albinfo.ch. Po ashtu shumica dërmuese e zviceranëve dhe zviceraneve zgjedhin për bashkëshort një evropian/e.

Pas gjermaneve që janë favorite për meshkujt zviceranë, vijnë italianet dhe kosovaret dhe, pas tyre, francezet dhe serbet. Kur jemi te kosovaret dhe ballkanaset e tjera, duhet përkujtuar një studim të publikuar javë më parë, për të cilin ka shkruar dhe albinfo.ch.

Ai konstatonte se nuk bëhet fjalë për një preferencë të madhe të zviceranëve për kosovaret, por për faktin se këta “zviceranë” që martohen me kosovare janë në fakt shtetas të Zvicrës me rrënjë nga Kosova.Publikimi merret edhe me jetëgjatësinë e zviceranëve.

Kështu, në vitin 2018, afërsisht gjysma e tyre e kanë arritur moshën mbi 85-vjeçare. Në vitin 1970 këtë moshë e arrinin vetëm 15.4% të zviceranëve, e në vitin 1940 vetëm 6%.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?