Ja kush ua prishi llogaritë partive politike më 6 tetor

Zgjedhjet e 6 tetorit prodhuan rezultate mjaft dramatike duke e ndryshuar pjesërisht skenën tonë politike. Por, përtej renditjes së partive politike, bujë të madhe bëri edhe numri i madh i votuesve në krahasim me herët e tjera. Në zgjedhjet e vitit 2017, KQZ kishte pranuar 727 mijë e 986 votime të vlefshme. Në zgjedhjet e […]
Në zgjedhjet e vitit 2017, KQZ kishte pranuar 727 mijë e 986 votime të vlefshme. Në zgjedhjet e vitit 2019, KQZ-ja i pranoi 844 mijë e 121 ose rreth 114 mijë më shumë se në zgjedhjet e fundit.
Koalicioni Nisma-AKR vazhdon të prodhojë dramë sa i përket kalimit ose jo të pragut zgjedhor që do t’i mundësonte hyrjen në Kuvend.
Por, në bazë të votave të fituara, ky koalicion do t’i kishte afër 6 për qind, ose saktë 5,77, shkruan Periskopi.

Në fakt, përqindja e ulët e daljes në votime në vitin 2017 do t’i jepte secilës prej partive/koalicioneve të vitit 2019 përqindje më të mirë nga rezultatet zgjedhore.
Sipas statistikave të përgjithshme të KQZ-së, më 2017 e kishim përqindjen prej 41,30 ndërsa në vitin 2019 ajo shkoi në 44,72. Kjo nënkupton se kemi pasur një shtim të votuesve prej 3,42 për qind.

Numri i votuesve të regjistruar në këto zgjedhje kishte qenë rreth 80 mijë më i madh se në vitet e kaluara, e që përfshin kryesisht të miturit që kaluan në moshë madhore dhe e fituan të drejtën e votës. /Periskopi












