Ja çka shkruajnë mediat serbe për ‘Luanin e Gjilanit’

Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje ‘luanit të Gjilanit’. B92 shkruan se ‘si përfundoi ‘Luani i Gjilanit’ në Kosovë’. Më pas, është cituar avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, i cili ka shkruar se luani është sjellur në Kosovë dhe po mbahet në mënyrë të paligjshme. Koci dje shkroi në FB: “Luani i Gjilanit si […]
Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje ‘luanit të Gjilanit’. B92 shkruan se ‘si përfundoi ‘Luani i Gjilanit’ në Kosovë’.
Më pas, është cituar avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, i cili ka shkruar se luani është sjellur në Kosovë dhe po mbahet në mënyrë të paligjshme.
Koci dje shkroi në FB:
“Luani i Gjilanit si po e quajnë kollokvialisht, është sjellë në Kosovë në kundërshtim me nenin 10 të Ligji Nr. 02/L-10 PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE, i cili në mënyrë eksplicite e ndalon importimin, shitjen apo mbarështimin e kafshëve agresive, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë dhe shëndetin e njeriut apo kafshëve tjera.
Për më tepër, në shikim të parë po shihet që kafsha e egër po mbahet në kushte të tmerrshme – në një kafaz që nuk ka hapësirë të mjaftueshme as për një qen!
Krejt kjo po bëhet haptazi, në sy të publikut, AVUK -ut dhe policisë.
Urgjentisht, sonte duhet të filojë procedura e konfiskimit të luanit – dhe të vazhdohet me proceduren e dergimit në ndonjë azil.
Ka Evropa azile për Luaj!
Përndryshe, një rast i ngjashëm ka ndodhur në Shqipëri.
Luani i Shqipërisë, është konfiskuar dhe derguar në Holandë, por nuk ka mbijetuar gjatë. Ka qenë shumë i abuzuar.
P.s.
Luani mund t’i falet ndonjë kopshti zoologjik, nëse veç nuk e merr ndonjë azil!”












