Ja çka kanë të përbashkët 16 shtetet që e çnjohën Kosovën

Ministri famëkeq serb, Ivica Daçiq, njoftoi sot që Pavarësinë e Kosovës e kishte çnjohur edhe Republika e Ganës, e cila e kishte dërguar një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në njoftimin e saj thuhej që vendimi për njohje kishte qenë i nxituar dhe se në atë vakt e kishin shkelur Rezolutën 1244 të […]
Në njoftimin e saj thuhej që vendimi për njohje kishte qenë i nxituar dhe se në atë vakt e kishin shkelur Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Arsyetimi qesharak mbulonte arsyet e vërteta, e që tregonin se në fakt Gana nuk ka politikë të jashtme serioze dhe ashtu si çnjohja, as njohja nuk kishte qenë akt për t’u mburrur, shkruan Periskopi.
Në fakt, edhe pse analistët kosovarë bënin të ditur se çnjohja apo tërheqja e njohjes nuk ekzistonte si akt juridik e politik, një gjë e tillë po ndodh.
Por, cilat janë 16 shtetet që e kanë çnjohur Republikën e Kosovës deri tash? Lesotoja, Papua New Guinea, Burundi, Unioni Comorro, Guinea-Bissau, Sao Tome and Principe, Madagaskari, Liberia, Grenada, Palau, Commonwealthi i Dominikës, Ishujt Solomon, Republika e Afrikës Qendrore dhe Togo.
Çka kanë të përbashkët këto shtete? Shumica prej tyre janë shtete të vogla e të parëndësishme me Politikë të Jashtme tepër joserioze.
Ivica Daçiq, dikur kryeministër i Serbisë, thoshte se z.Pacolli i kishte blerë këto njohje me paratë e tij. Shtetet që u përmendën më lart ishin prezantuar pikërisht nga Pacolli.
Por, fushata e çnjohjeve e filluar nga ministria e Jashtme e Serbisë duket se zbulon që në pyetje është tjetërçka.
Pyetja që duhet shtruar është: Me çka u bindën këto shtete prej Pacollit që u bindën më pas edhe nga Serbia? /Periskopi












